Sarandë bizneset shqiptare shkruajnë në gjuhën greke

513
Sigal

Sarandë, bizneset shqiptare shkruajnë greqisht mbi ambalazhime

Saranda është në fokusin e gjithë politikës helenizuese nën flamurin e Vorio-Epirit. Kjo nga ndodhitë e fundit në këtë qytet,por edhe pozicioni natyror që zë në gjeografinë fizike të Mesdheut, çka shton oreksin politik jo vetëm të fqinjëve, por edhe të superfuqive. E themi këtë nisur nga fakti se sa vjen ambasadori rus, pasohet nga ai amerikan, sa vjen ai grek, pasohet nga ai italian. Por më shumë në qytetin jugor po intensifikohet politika helene me forma dhe mënyra propagandistike që ditët e fundit kanë tronditur jo vetëm opinionin, por edhe marrëdhëniet  diplomatike midis dy vendeve tona fqinje. Dhe rasti më i fundit është se në qytetin e Sarandës është hedhur një element i ri helenizues nëpërmjet disa bizneseve që operojnë në këtë qytet. Janë fletët ambalazhuese që këto biznese paketojnë produktet për blerësit, që në përbërje kanë elemente të simboleve kombëtare greke. Në këtë mënyrë tek konsumatori shqiptar i qytetit të jugut, Sarandë, por edhe më tutje, vjen me marifete të Kalit të Trojës simbolika e helenëve. Dhe kjo ditët e fundit pas vendosjes së posterave të “Agimit të Artë” dhe shkrimit të parullave helenizuese në qytetin e Sarandës, pa anashkaluar përfoljen e organizimit të seksioneve politike të “Agimit të Artë” në këtë qytet dhe rajonin e tij. Pra kështu Saranda bëhet epiqendra e politikave helene në zbatim të teorisë shovene Vorio-Epirote.