Sigal

Agron MEMA

Elisa Spiropali ka mbërritur mbrëmjen e së premtes në Sarandë dhe ka zhvilluar një takim me strukturat politike të PS-së. Ajo që ka rënë në sy, përveç arogancës së kësaj zonje, ka qenë edhe denoncimi nga strukturat partiake të Sarandës për terrorin dhe shantazhin e prezantuar prej një muaji në qytet ndaj bizneseve nga hetimi tatimor. Socialistët e ndërgjegjshëm të qytetit kanë ngritur me forcë veprimet abuzive të hetimorëve tatimorë, duke mos respektuar ligjin, por duke përfituar për vete shuma parash. Kontrolle jashtë ligjit dhe aq më keq duke shpërfillur drejtorinë tatimore vendore, dhe pa një program të qartë kontrolli, duke kontrolluar bizneset në vogëlsira që nuk i kanë kompetencë ligjore. Erisa ka dëgjuar, por në fund ka deklaruar, se do ta relatojë më lart, tek “Skënderbeu”. Socialistët e Sarandës, në këtë mënyrë i bashkohen revoltës qytetare që ka përfshirë jugun shqiptar nga ky terror financiar. Të shikojmë reagimin.