Sarandë, bashkia kërkon ndjesë për Ksamilin

607
Kryetarja e Bashkisë së Sarandës, Floriana Koka, u kërkoi ndjesë qytetarëve për ndotjen e ujërave të plazhit të Ksamilit si pasojë e shpërthimit të një tubacioni të ujërave të zeza. Ajo tha se projekti është financuar dhe asistuar nga Bashkimi Evropian, duke hequr përgjegjësinë e Bashkisë së Sarandës. “Bashkë me këtë shqetësim shkon edhe ndjesa për të gjithë ata që e kanë ndjerë veten të dëmtuar nga kjo situatë. Ndjesa më së pari vjen nga institucionet e shtetit, në radhë të parë Bashkia Sarandë. Dhe më pas ajo çka lindi si nevojë ishte normalizimi i situatës. Banorët gjithashtu kishin një ndihmesë shumë të madhe”, tha Koka. Sipas saj, është një projekt jetik për Ksamilin, jetik për Bashkinë e Sarandës, por është një projekt që është kontraktuar në vitin 2012 nga delegacioni i Bashkimit Evropian. Bashkia Sarandë është vetëm përfitues dhe nuk kanë pasur dorë në të.
Sigal