Sarandë, asgjësohen 356 rrënjë canabis, arrestohen dy vëllezër

173
Policia e Sarandës ka bërë të mundur zbulimin dhe asgjësimin e rreth 356 rrënjëve bimë narkotike të dyshuar kanabis në fshatin Shëndelli, duke bërë të mundur arrestimin e dy personave, të dyshuar si posedues të drogës.
Burime nga policia bëjnë të ditur se në arrestimi ka ardhur në kuadër të operacionit antikanabis të quajtur “Manastiri”, ndërsa në pranga janë vënë shtetasit Andrea Gjok Ndoi, 29 vjeç, dhe Pjetër Gjok Ndoi, 24 vjeç, të dy banues në fshatin Shëndelli, ku edhe u gjet sasia e drogës.
Bima narkotike është zbuluar në mesin e një pylli pranë kishës së fshatit, ku ishin mbjellë 294 bimë kanabis me lartësi deri në 160 cm, ndërkohë që pas kontrollit të ushtruar në banesat e dy shtetasve të ndaluar janë gjetur edhe 62 bimë të mbjella nëpër kubikë në kopshtin e shtëpisë, si dhe 30 fishekë të kalibrit 7,62 mm, të sekuestruara në cilësinë e provave materiale.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprat penale “kultivim i bimëve narkotike në bashkëpunim” dhe “prodhim e mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.