Sigal

Një ditë pas miratimit në Kuvend të dekretit të presidentit Ilir Meta, sot Sandër Lleshaj është betuar si ministër i ri i Brendshëm. Ceremonia e betimit u mbajt në Institucionin e Presidencës.

Kujtojmë se refuzimi dy herë i dekretimit të Lleshajt, solli një ngërç mes Presidencës dhe Kryeministrisë, për çka Rama e emëroi Lleshajn në postin e zëvendësministrit të Brendshëm dhe i dha atij kompetencat e ministrit.