Sampaio: “Boll me barazime, tani vlen vetëm fitorja”

530
Sigal

Trajneri i të kuqve flet para ndeshjes me kavajasit: “Nuk premtoj Europën, por Partizanin”

Tre barazimet e fundit – ato me Vllazninë, Tiranën e Flamurtarin – e kanë çuar Partizanin në vendin e tretë, por trajneri i të kuqve, portugezi Marcio Sampaio tha se ndaj Besës, ajo që vlen tani është vetëm fitorja. Kukësi i vendit të dytë, që ka një pikë më shumë së Partizani, do të përballet këtë fundjavë me Teutën, një tjetër rival i fortë për Ligën e Europës dhe një barazim midis tyre do të shkonte në favor të “demave”, nëse këta të fundit do të regjistronin fitoren me kavajasit. Sampaio nuk ka humbur asnjë nga tetë ndeshjet e tij në stolin e kuq, dhe rezultate pozitive janë një argument i fortë se, ndaj Besës në “Qemal Stafa” fitorja është opsioni më i mundshëm. Më pas, kalendari u ofron të kuqve një rival direkt për në Europë, Teutën, me radhë Kukësin, përpara se të ndeshen me Laçin dhe Skënderbeun. Partizani e mbyll kampionatin me Lushnjën.

 – Sampaio, Partizani vjen në ndeshjen me Besën pas tre barazimeve rresht. A mendoni se është momenti i duhur për të fituar ndaj kavajasve?

– Sigurisht. Shpresoj që, ekipi do të zhvillojë një ndeshje të mirë, në mënyrë që t’ua bëjmë dhuratë atyre që do të vijnë të na mbështesin të shtunën. U kërkoj tifozëve të vijnë në ndeshjen ndaj Besës, pasi duan sa atmosferë dhe sa më shumë mbështetje në shkallët e stadiumit. Klubi ka ulur edhe çmimin e biletave, kështu që janë të gjitha kushtet që të kemi sa më shumë njerëz në stadium.

– Partizani po vuan të rigjejë fitoren, a ka të bëjë kjo me idetë tuaja apo me performancën e lojtarëve?

– Kam disa ide të mija taktike, por që nuk po i zbatojmë akoma. Për një arsye apo një tjetër lojtarët nuk po shkojnë sipas ideve të mija dhe për këtë arsye ngulmoj tek stili im në stërvitje. Për ditë më radhë po insistoj në këtë lloj përgatitje, pasi kam besim se kur të perfeksionohet do t’i bëjë mirë Partizanit.

– Murati është dëmtimi i radhës. Duket si një Partizan pa mbrojtje kundër Besës…

– Personalisht, besoj te të gjithë lojtarët, por realisht kemi një problem të madh për këtë takim. Nuk kemi lojtarët të mjaftueshëm për të vendosur në mbrojtje. Në stërvitjen e fundit u dëmtua edhe Murati dhe besoj se ai nuk do të jetë ndaj Besës. Mendoj se, kushdo që do të luajë do të mundohet të bëjë më të -mirën dhe kam bindje se do të kemi një mbrojtje konkurruese.

– A jeni i frikësuar se Partizani mbase nuk mund ta arrijë objektivin e pjesëmarrjes në Europë?

– Gjatë kësaj kohe që jam në krye të Partizanit kurrë nuk kam folur për Europë. Por, kam thënë se në se jemi në këtë pozicion, sigurisht që dua ta mbaj këtë vend dhe të bëjmë më të mirën. Në se jemi në këtë situatë kemi shanse për të shkuar në Europë. Nëse dikush ka thënë se, do të shkojmë në Europë, apo do të luftojmë për titull, duhet të dini mirë se nuk jam unë ai. Por dua të jemi në Europë dhe të bëjmë më të mirën.

– Skuadrat janë shumë të ngjeshura në renditje. Si do ta vlerësonit kampionatin?

– Kampionati është shumë konkurrues, pasi mund të humbësh pikë sot, por mund të fitosh ndaj kundërshtarit të radhës. Nuk jam i frikësuar, pasi e kam thënë edhe më parë se nuk jam për të dhënë provime te Partizani. Kam përgjegjësi për atë që unë dua të bëj këtu. Të gjithë duam të bëjmë histori te Partizani. Mos harroni se skuadra vjen nga Kategoria e Parë dhe hap pas hapi do të bëjë më të mirën.

– Lojtarët e rinj duket se janë pjesë e projektit tuaj. A është kjo një strategji edhe e klubit?

– Më pëlqen të marr sa më shumë lojtarë nga ekipi i të rinjve dhe këtë gjë kemi bërë edhe sot ku afruam edhe një mbrojtës, por kisha kërkuar edhe lojtarë të tjerë. Më duhet të mendoj edhe për të ardhmen e Partizanit.

– Keni frikë të aktivizoni lojtarë të rinj?

– Duke pasur shumë lojtarë të huaj, gjë e cila mbetet problem për klubin, më detyruan që alternativat t’i kërkoj edhe nga të rinjtë, të cilët i kam vëzhguar në disa ndeshje. Nuk frikësohem që të aktivizoj lojtarë të rinj, kështu që mbase ndodh edhe tani, sepse te Partizani ndodhen disa lojtarë me të ardhme dhe me vlera.

– Prej disa javësh është folur në lidhje me largimin tuaj tek Kombëtarja e Iranit. A mos jeni duke menduar më shumë për të?

– Nuk është e vërtetë që me mendje unë jam në Iran, apo që të kem marrëveshje me kombëtaren e këtij vendi. Jam i fiksuar te Partizani dhe kam nisur të përgatitem për sezonin e ardhshëm. Jam i fokusuar totalisht te Partizani për këtë sezon dhe atë pasardhës. E vërteta është se i kam bërë një urim në “Facebook”, një personi me të cilin kam punuar më parë te Sportingu është emëruar zëvendëstrajneri i Kombëtares së Iranit. Thjesht i kam bërë një urim, pasi vërtetë është një mik i mirë për mua.

Dy përballjet sezonale

 Dy takimet e para midis tyre gjatë këtij sezoni kanë prodhuar këto rezultate: Besa-Partizani 0-1 (faza e parë) dhe Partizani-Besa 1-1 (faza e dytë). Partizani ndodhet aktualisht në vendin e tretë me 41 pikë, ndërsa Besa në vendin e 6-të me 34 pikë.

KATEGORIA SUPERIORE

JAVA XXVII

Të shtunën, 5 prill

Skënderbeu-Tirana    17:00

Laçi-Flamurtari          14:00

Partizani-Besa           17:00

Kukësi-Teuta             14:00

Të dielën, 6 prill

Lushnja-Vllaznia              14:00

E anuluar

Kastrioti-Bylis

Bylisi është përjashtuar nga kampionati. Kastrioti e fiton takimin 3-0 në tavolinë

RENDITJA
1 Skënderbeu      54

2 Kukësi             43

3 Partizani    41

3 Laçi           40

5 Teuta         39

6 Besa          34

7 Vllaznia           32

8 Flamurtari 32

9 Tirana       31

10 Kastrioti  26

11 Bylis       24

12 Lushnja          23

Ndeshjet deri në fund të sezonit

Java 28/(12 prill)

Flamurtari-Skënderbeu

Besa-Laçi

Teuta-Partizani

Kukësi-Kastrioti

Tirana-Lushnja

Vllaznia-Bylis

Java 29/(19 prill)

Skënderbeu-Besa

Laçi-Teuta

Partizani-Kukësi

Lushnja-Flamurtari

Bylis-Tirana

Kastrioti-Vllaznia

Java 30/(26 prill)

Teuta-Skënderbeu

Kukësi-Laçi

Partizani-Kastrioti

Besa-Lushnja

Flamurtari-Bylis

Tirana-Vllaznia

Java 31/(30 prill)

Skënderbeu-Kukësi

Laçi-Partizani

Lushnja-Teuta

Bylis-Besa

Vllaznia-Flamurtari

KastriotiLaçi-Tirana

Java 32/(3 maj)

Partizani-Skënderbeu

Laçi-Kastrioti

Kukësi-Lushnja

Teuta-Bylis

Besa-Vllaznia

Flamurtari-Tirana

Java 33/(10 maj)

Skënderbeu-Laçi

Lushnja-Partizani

Bylis-Kukësi

Vllaznia-Teuta

Tirana-Besa

Kastrioti-Flamurtari

 Kukësi: “Teutën e mundin në kampionat e kupë”

 Java 27-të e Kategorisë Superiore propozon një përballje direkte në luftën për në Europë. Në “Zeqir Ymeri”, Kukësi do të presë Teutën, me të cilën do të përballet pas katër ditësh edhe në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinaleve të Kupës së Shqipërisë. Verilindorët janë të vetëdijshëm për rëndësinë e këtij 90-minutëshi, pasi mbyllja perfekte e sezonit varet pikërisht nga rezultati i këtij takimi. Ndeshja e Kupës dhuroi një sfidë emocionuese, me shumë gola dhe të hapur. Teuta do të jetë pengesa e radhës në kampionat për Kukësin, teksa pas 4 ditësh do të jetë pengesa e fundit drejt finales së Kupës së Shqipërisë. Ambiciet e Kukësit për të shkuar deri në fund, si në kampionat ashtu edhe në kupë. Menjëherë pas seancës së fundit stërvitore së djeshme në ambientet e Kompleksit Sportiv pranë Agjencisë së Sportive në kryeqytet, Kukësi është drejtuar për në qytetin verilindor, teksa sfida ndaj Teutës do të luhet të shtunën në orën 14:00.

  Gavazaj, te Genti për 170 mijë euro

 Enis Gavazaj ka kaluar në formë huazimi nga Prishtina te skuadra belge, Gent gjatë merkatos së verës së kaluar. Klubi belg ka paguar 45 mijë euro klubin kosovar, ndërsa në rast se do ta mbajë lojtarin 19-vjeçar të Kombëtares U-21 shqiptare, atëherë do të paguajë edhe 125 mijë euro të tjera, për ta çuar në 170 mijë euro në total shumën e transferimit të mesfushorit të talentuar.

 FSV Frankfurt-Kapllani, pranë akordit

 Portali gjerman, Liga-zwei.de, informonte dje se FSV Frankfurti dhe Edmond Kapllani janë pranë gjetjes së akordit për rinovimin e kontratës së re. Sulmuesit të Kombëtares shqiptare i është ofruar një marrëveshje dyvjeçare, pas sezonit pozitiv. 31-vjeçari, me dhjetë golat e tij këtë sezon në Bundesligën 2, është njëherësh edhe golashënuesi më i mirë i skuadrës gjermane.