Samiti i BE, propozohet pranimi i refugjatëve sirianë nga kampet turke

509
Kriza e emigrantëve do të jetë çështja që do dominojë samitin e fundit të BE për vitin 2015, që mbahet të enjten e të premten në Bruksel. Gjermania dhe shumë vende të tjera do të zhvillojnë bisedime me Turqinë, lidhur me një propozim për risistemimin e sirianëve direkt nga kampet në Turqi. 
Një numër tejet i lartë njerëzish kanë mbërritur në Europë gjatë këtij viti duke shtyrë shumë vende të ngrenë gardhe e të shtojnë kontrollet në kufi, diçka kjo që bie në kundërshti me marrëveshjen për lëvizjen e lirë në zonën Shengen. Propozimi për risistemimin e refugjatëve parashikon pranimin e refugjatëve sirianë në vendet e BE, direkt nga Turqia, mbi bazën e një skeme vullnetare. 
Turqia dhe liderët europianë arritën një marrëveshje muajin e kaluar, mbi bazën e së cilës Ankaraja do të përpiqet të frenojë fluksin drejt Europës, në këmbim të ndihmave financiare e koncensioneve politike. Gjatë samitit do të diskutohet gjithashtu edhe për planet për krijimin e një force kufitare të Bashkimittt evropian dhe për mënyrat e tjera për fuqizimin e kufijve të jashtëm. 
Lufta kundër terrorizmit pritet të jetë gjithashtu një tjetër çështje që do të trajtohet gjatë takimit, pas lmeve në Paris, ku dy nga terroristët kishin përshkuar itinerarin e emigrantëve për të udhëtuar drejt Francës.
Sigal