Salvini akuza Sorosit: Trafikant qeniesh njerëzore, në Itali s’do kesh sukses!

641
Sigal

Ministri i Brendshëm i Italisë, Salvini, ka lëshuar akuza të forta në drejtim të miliarderit Geroge Soros. Bëhet fjalë për anijet që transportojnë emigrantë nga brigjet e Afrikës veriore drejt Italisë dhe vendeve të tjera të BE-së. Në një deklaratë të ditës së sotme, Salvini thekson se 1000 emigrantët që kanë hipur në gomonet dhe anijet e organizatave të financuara nga Soros dhe që kërkojnë të mbërrijnë në Itali nuk do ia dalin mbanë pasi portet italiane nuk do hapen kurrë për të ndihmuar ata që merren me trafik qeniesh njerëzore.

“Ta dijnë këta zotërinj që financohen nga Soros, se portet italiane do jenë të mbyllura për ata që trafikojnë dhe ndihmojnë në trafikimin e qenieve njerëzore.”– shkruan Salvini në ‘Facebook’.

Akuzat e Salvinit ndaj Sorosit nuk janë të reja, pasi edhe më herët ministri italian e ka akuzuar Sorosin për këtë çështje.

Edhe kryeministri hungarez, Orban, e akuzon Sorosin si personin që ka orkestruar trafikun e qenieve njerëzore nga vendet e Afrikës dhe Lindjes së Mesme drejt BE-se me qëllim shkatërrimin e unionit evropian.