Sallamet që hanë shqiptarët, produkte “vrasëse” që duhen ndalur e hetuar si “krim ushqimor”

1563
Nisur prej reagimeve të shumta të ardhura prej qytetarëve, por prej asnjë zyrtari shteti, lidhur me faktet “krim ushqimor” që ka publikuar Gazeta “Telegraf”, po vazhdojmë edhe sot denoncimin tonë me një skandal tjetër, natyrisht pa asnjë dashakeqësi ndaj askujt që ka prodhon, lejon, certifikon dhe hedh në treg krimet ushqimore, por vetëm si qëndrim publik. Është një betejë e patolerueshme, që duhet bërë nga të gjithë ne, si qytetarë e konsumatorë të pambrojtur nga shteti prej “falsitetit, helmit, pisllëkut, kashtës e llumit” ushqimor që na sëmurë “pa zë”, që na vret edhe fëmijët me qumështin, kosin, gjalpin e djathin “acid”, me produktet “Fast-Fod”, mishin që dhjamoset shtonë peshë me hormone, me mishrat “anonimë” me 20-30 vjet gjendje frigoriferike dhe sallamrat që prodhohen e importohen me rrezatim kancerogjen, por që futen vetëm në tregun shqiptar e në ndonjë vend të shkrehur të Botës së Tretë me letra, etiketa e leje kufitare dhe doganore fallco!

 Sot po flasim për sallamrat që prodhohen në Shqipëri e ato që importohen. Mjafton të dëgjosh punonjës e ish-punonjës fabrikash e linjash prodhimi sallami, ose inspektorë të AKU, të shëndetit publik, të laboratorit të kontrollit të ISHP e atij veterinar, mjafton të dëgjosh teknologë ushqimor që kanë punuar e punojnë atje ku gatuhen sallamrat dhe… “vë duart në kokë”, ose të vjen të nisesh urgjent e “t’u biesh me dru në kokë”, atyre që prodhojnë, atyre që lejojnë, atyre që certifikojnë e atyre që tregtojnë si të rregullt qelbësirllëqet me emërtesën “sallam”, të cilat në etiketa e reklama në shqip, italisht, greqisht, gjermanisht, maqedonisht, spanjisht, frëngjisht e lloj-lloj gjuhësh, paraqiten si prodhime të firmave të huaja të industrisë moderne të prodhimit të sallamerive. PO çfarë ndodh? Duke nisur nga sot, për disa ditë radhazi, do të trajtojmë problemin tregut dhe prodhimit e tregut të sallamrave në Shqipëri. Me çfarë mishi prodhohen? 

A prodhohen me mish? Ku përfundojnë sasitë e sallamrave që plotësojnë afatin e skadencës? Çfarë përbërësish stimulues dëmtues përdoren në sallamra, për të krijuar standarde fiktive? A tregtohen në Shqipëri, sallmana që ekspozohen si produkte importi të firmave serioze të vendeve të BE dhe cilët tregtarë e prodhues horra e bëjnë këtë marifet? Cilët inspektorë e institucione e lejojnë dhe i certifikojnë si reale markat dhe etiketat false që u ngiten? Cilat janë firmat që prodhojnë sallamra të tillë? A kanë prodhuesit shqiptarë, letra që provojnë sasitë, llojin, adresën dhe subjektin ku e kanë blerë mishin? A prodhohen sallamra në tunele ushtrie, në stalla lopësh, në depo e baraka? Cila është higjiena dhe siguria gjatë prodhimit? Me çfarë “kimikatesh” e erëzash manipulohet volumi, pesha, ngjyra dhe aroma e qelbur e sallamrave? Ku gjendet 100% mish viçi që thuhet se përdoret për prodhimin e “maleve” me sallamra të çdo lloji, kur Shqipëria sipas letrave doganore importon 80% të mishit dhe prodhon vetëm 20% të mishit produkt vendas? Si duhet kuptuar emërtesa “Sallam popullor me mish viçi” i cili nga fabrika, punishtja e bunkeri del me kosto prodhimi 205 lekë/kg, çohet në treg me 330 lekë dhe shitet me 400-450 lekë/kg?!! 

Dhe së fundi, përse nuk hetohet e dënohet ky falsitet si “krim ushqimor”? Kur do të shpëtohen shqiptarët nga këto sallamra, të cilët lejohen në prodhim e treg prej pazarxhinjve bozhibozukë të institucioneve (mos)kontrolluese e (mos)ligjzbatuese të shtetit shqiptar. Dje u interesuam në disa pika tregtimi mishi në Tiranë. U interesuam edhe në disa pika tregtimi produktesh e nënproduktesh mishi. Në çdo njësi tregtare e përpunimi mishi kishin vulën e veterinerit të bashkisë, të inspektorëve të AKU, madje kasapët, fabrikuesit dhe shitës edhe në rrugë, kishin edhe akt-kontrolle të AKU që tregonin “cilësi, siguri, kushte tregtimi, origjinë dhe etiketë me standarde që i përmbahej produktit”. Kudo lexuam etiketa vetëm me shifrën e çmimit: “Mish vendi i freskët, cilësi e parë, çmimi 800-850 lekë/kg! Në banakët frigoriferik në disa markete me emra kompanish të njohura, lexuam: “Mish viçi i freskët vendi, çmimi 550-600-700 lekë/kg”. Por lexuam edhe këtë çudi: “Sallam, kremviçe e proshuta me mish vici të freskët vendi, çmimi 350-400-450 lekë/kg”!!! Lind pyetja e natyrshme: Si është e mundur, që 1 kilogram mish vici kushton 850 lekë/kg, ndërsa 1 kilogram sallam, kremviçe e proshutë me mish vici, kushton deri në 450 lekë?! Në vijim do të flasim për skandale të tjera ushqimore, të denoncuara e argumentuara, edhe nga specialistë të rritjes e industrisë së produkteve të mishit!
Sigal