Sallamet e skaduara riciklohen sërish, vendi kërcënohet nga epidemitë

609
Riskut të helmimit nga konsumi i ushqimeve, përveç temperaturave të larta në këto ditë korriku, u shtohen edhe produktet e mishit, të cilat kompanitë e prodhimit abuzojnë duke i futur aditivë apo konservantë në doza më të larta me synimin e vetëm për t’i rritur kohëzgjatjen e tyre në treg. Të gjithë artikujt mbajnë në etikë datën deri kur mund të konsumohet secili prej tyre dhe për mallin e pashitur, subjektet që i tregtojnë njoftojnë kompaninë e prodhimit për t’i tërhequr. “Tërhiqen vetë nga kompania ku janë marrë dhe nuk e di si procedohet me ta pas këtij momenti. Për artikujt që vijnë nga Italia i asgjësojmë ose nëse janë në sasi të mëdha thërritet institucioni përkatës, AKU dhe ata e dinë si vazhdohet më tej”, thotë E Ll., përgjegjëse e një supermarket në kryeqytet. Subjektet që tregtojnë i njoftojnë menjëherë kompanitë prodhuese për t’i larguar produktet që kanë skaduar ose janë në prag skadence, por sa të ndërgjegjshme janë kompanitë prodhuese për të hequr nga tregu dhe për t’i asgjësuar ato? Burime të medias thonë se ka kompani i shqiptare të prodhimit të sallameve, të cilat i tërheqin dhe më pas i fusin sërish në makineri duke ripodhuar produktin e duke e hedhur sërish në treg.
Sigal