Sali Berisha, zbulon emrat e të fortëve dhe mbështetësve të tyre në Elbasan

896
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar ditën e djeshme, një denoncim të dërguar nga një person, ku ka hedhur akuza të forta lidhur me ngjarjen që e ndodhur pak ditë më parë në Elbasan, ku një makinë e policisë u godit nga një biznesmen i njohur i këtij qyteti. Në mesazhin e publikuar, thuhet se Petrit Çela është një ndër personat me të rrezikshëm të këtij qyteti, ku njihet për gjobat që vë ndaj biznesmenëve të ndershëm në këtë zonë. Ja denoncimi i publikuar prej Sali Berishës, pa asnjë ndryshim: 

“E vërteta e mafies Rama- don Lala në Elbasan! Lexoni denoncimin e qytetarit digjital. sb. 

“Përshëndetje i nderuar. Ju drejtohem ju, sepse nuk kam pikë besimi në asnjë organ ligjzbatues të këtij shteti. Dje të gjithë dëgjuam deklaratat e Zotit Petrit Çela që nuk ia kam idenë se kush e ka përplasur makinën e zv/drejtorit të policisë së Elbasanit dhe se makina e tij ka qenë e parkuar në ambientet e tregut agro-ushqimor ndërkohë që vetë policia deklaroi të kundërtën: Është goditur nga Audi i blinduar dhe në Audi udhëtonte djali i tij, Suel Çela bashkë me dhëndrin e kryetarit të bashkisë, Sokol Sanxhaktarin më pas janë larguar në drejtim të tregut. Dje si shumë herë të tjera këto persona hodhën baltë mbi policinë e shtetit, pasi e goditën policinë ikën vetë në polici, sepse policia e Elbasanit “nuk i gjen dot” dhanë një deklaratë qesharake dhe dolën të pa lagur duke menduar për lëvizjen e radhës, sesi të shkatërrojnë më tepër banorët e këtij qytetit apo duke përulur akoma më shume policinë e këtij vendi. Vërtet Petrit Çela është një biznesmen në qytetin e Elbasanit, por pse asnjë nuk po flet për djalin e tij dhe për njerëzit që e rrethojnë? Për ato njerëz që prej vitesh terrorizojnë qytetin duke ushtruar dhunë fizike/psikologjike, vendosin gjoba të panumërta shifra që arrijnë deri në 80.000€ duke i marrë pronat njerëzve për shifra më se qesharake (Rojës së tregut Valmir Dedja që sot është i arrestuar i kanë marrë një lokal në afërsi të universitetit “A. Xhuvani:” për shifrën e 20.000€) Apo që nxorën nga banesa me dhunë një qytetar të ndershëm sepse “për fatin e tij të keq” jetonte përballë shtëpisë së Qazim Sejdinit dhe kësaj shtëpie iu vu syri nga dhëndri i tij, Sokol Sanxhaktari.

Perfundimi? Personi donte apo nuk donte u largua nga shtëpia e tij duke i lënë vendin dhëndrit të Qazimit, sepse ishte vendi më ideal ku Sokol Sanxhaktari do jetonte i qetë, pranë vjehrrit të tij, zonë në të cilën policia e Elbasanit as nuk e çon nëpër mend të afrohet e jo më të ushtrojë kontrolle që të gjejë persona, që sipas tyre janë shpallur në kërkim. Kelmend Xhaferri, shoferi personal i Petrit Çelës ka qenë i dënuar me 16 vjet burg ne Greqi për heroinë, të cilën e merrte nga djali i tij Sueli (heroinë, të cilën ky person e merrte nga Turqia, duke e shpërndarë më pas drejt Evropës) dhe duke qenë se nuk hapi gojë e ndihmuan të dalë nga burgu dhe e morën si ushtar pranë vetes

Një person tjetër për te cilin ligji i sekuestrimit të pronave të vëna falë parave tëpista me sa duket e “ka harruar” është miku i ngushte i Suel Çelës, Klodian Çopja, i cili ehte dënuar me 17 vjet heqje lirie, pasi trafikoi 530 kg kokaine me vlerë 60 milionë paund. Dënim që e vuan në burgjet e Anglisë. Pavarësisht se është harruar nga ligji i sekuestrimit të pronave ai nuk është harruar nga shokët e tij Suel Çela dhe Sokol Sanxhaktari që bashke me vëllanë e Klodion Çopjes vazhdojnë aktivitetin e paligjshëm të lënë përgjysmë nga ky person duke u vënë në krye të këtij rrjeti dhe duke e bërë të lulëzojë akoma më shume tani në gjithë Evropën. Jo më larg se disa muaj u kapen kamionët me drogë që vinin nga Maqedonia dhe ishin kaluar në dogana nga agjencia doganore “Ujori” që është në pronësi të familjes Sejdini.
Sigal