Sali Berisha: Rama dhe Bushati gënjejnë për Marrëveshjen me Greqinë

682
Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar pasardhësin e tij Edi Rama, pasi akuzon këtë të fundin se mashtrimi i radhës nga qeveria është fakti, se ka skaduar më 31 janar traktati i Miqësisë me Greqinë. Në një mesazh në faqen e tij të ‘Facebook’-ut Berisha shkruan se kryeministri gënjen me lajmin se Traktati i Miqësisë, duke shtuar se dyshja Rama-Bushati kërkojnë, sipas tij, të paraqesin si emergjencë marrëveshjen e tyre të kapitullimit para palës greke.

MESAZHI I BERISHËS
Skadimi me 31 janar 2018 i Traktatit të Miqësisë me Greqinë, mashtrimi i radhës i kapitullantit Edvin Kristaq Rama dhe Ditziut të tij!

Të dashur miq, i ngërthyer në valën e revoltës popullore që po zien në të katër anët e vendit kundër pazarit për faljen e Greqisë të fushave më të mëdha të gazit dhe naftës në Jon dhe Mesdhe, dyshja e neobllokmenëve Edvin Kristaq Rama dhe Ditzi Sulejman Bushati lëshojnë çdo ditë nga një mashtrim të ri për justifikimin e pazarit më të pistë dhe më antikombëtar në historinë e Shqipërisë. Kështu, pasi dështuan me turp me përpjekjen mbi një mujore për të tmerruar shqiptarët me gogolin e ligjit të luftës, madje edhe se shqiptarët ishin pale me Italinë në konfliktin Italo-grek etj. etj, nxorën këto ditë në treg mashtrimin e radhës. Ata deklaruan duke mashtruar shqiptarët se me dt 31 janar 2018 skadon traktati i miqësisë dhe bashkëpunimit të vendit tonë me Greqinë e firmosur nga ministrat e jashtëm në vitin 1996, në prani të presidentëve të dy vendeve në Tiranë. Me lajmin e skadimit të Traktatit dyshja Rama-Bushati kërkojnë të paraqesin si emergjence marrëveshjen e tyre të kapitullimit para palës greke. Në të vërtetë ky është një mashtrim banal dhe i turpshëm i tyre. Ja se çfarë thotë neni 20 dhe i fundit i traktatit. Ky nen sanksionon se kjo Marrëveshje (e cila ka hyrë në fuqi në vitin 1998) lidhet për një periudhë 20 vjeçare dhe në rast se një vit para skadimit asnjëra palë nuk kërkon denoncimin e tij, marrëveshja do të ripërtërihet automatikisht për një periudhë të re prej pesë vitesh. Po pse mashtron Rama dhe Ditziu i tij për skadimin e traktatit? Ata e bëjnë këtë me një qëllim dhe vetëm një qëllim; që të mund të shesin dhe justifikojnë marrëveshjen e tyre të kapitullimit, me të cilën Greqisë i falën fushat më të mëdha të gazit dhe naftës në Jon dhe Mesdhe dhe zgjeron nga 6 gjerë në 12 milje hapësirën detare territoriale të saj, hapësirë e përbashkët kjo, por që me kapitullimin e Ramës dhe Ditziut të tij tani bëhet pjesë integrale e territorit ujor të Greqisë. Këtu me poshtë keni nenin 20 të marrëveshjes. sb
Sigal