Sali Berisha ‘fiton’ çmimin e Indisë, ja kush ia dhuroi

639
Ish-kryeministri Sali Berisha ka filluar të marrë çmime edhe nga aplikacionet e smartphone-it të tij.
I fundit që ai ka fituar me rekordin e tij është çmimi i Indisë, që siç e raporton vetë ai në një status në Facebook, ia ka dhënë aplikacioni “Fitbit”, që mat hapat e kilometrat e përshkuara.
“Miq, me shume kenaqesi ndaj me ju lajmin se Fitbit dje me akordoi çmimin e Indise, qe deshmon se une me ecje kam pershkuar gjatesine e ketij vendi prej 3213 km!!
Me poshte keni çmimin e Fitbit dhe ecjen time dje! Sb,” shkruan Sali Berisha në Facebook.
Sigal