“Sa vjeç është ai fëmijë në sediljen e parë?!” Policia u merr patentat prindërve

203

Policia Rrugore nuk po i kursen gjobat ndaj prindërve që ulin fëmijët të pasiguruar në makina. 20 personave u është pezulluar patenta dhe 167 të tjerë janë gjobitur,

Në njoftimin e Policisë thuhet se me gjithë fushatën mediatike sensibilizuese dhe kontrollet etë zhvilluar nga Policia e Shtetit, para nisjes së sezonit të ri shkollor, kontrollet e rrugorëve të kryeqytetit tregojnë se ende shumë drejtues mjetesh, prindër apo të afërm të fëmijëve, nuk i sigurojnë fëmijët me rripin e sigurisë dhe sistemet e fiksimit.

Sjellja e tyre shkakton jo vetëm pasoja ligjore për drejtuesit apo personat përgjegjës për mbikëqyrjen e fëmijëve në moshë jomadhore, por ekspozon ndjeshëm këta të fundit ndaj rrezikut dhe pasojave që mund të vijnë si rezultat i përfshirjes në aksidente rrugore.

Vetëm përgjatë katër ditëve të fundit, janë proceduar 167 drejtues mjetesh dhe persona përgjegjës për mbikëqyrjen e fëmijëve, nga të cilët 20 prej tyre u është pezulluar leja e drejtimit, pasi është verifikuar se transportonin fëmijë në moshë jomadhore, pa vendosur rripin e sigurisë apo sistemet e fiksimit.

Gjithashtu, janë verifikuar dhe proceduar administrativisht 58 drejtues mjetesh për transport pasagjerësh mbi kapacitetin e lejuar, si dhe janë vendosur 1 800 masa të tjera administrative, kryesisht për ndalim qëndrimi dhe mosdhënie përparësie ndaj këmbësorëve pranë shkollave dhe institucioneve të tjera arsimore.

TiranëMe gjithë fushatën mediatike sensibilizuese, të zhvilluar nga Policia e Shtetit, para nisjes së sezonit të ri shkollor, kontrollet policore dhe konstatimet e rrugorëve të kryeqytetit, tregojnë se ende shumë drejtues mjetesh, kryesisht të mjeteve të përdorimit vetjak, me drejtues prindër apo të afërm të fëmijëve, nuk i sigurojnë fëmijët me rripin e sigurisë dhe sistemet e fiksimit, siç parashikohet në dispozitat ligjore të Kodit Rrugor Shqiptar.Sjellja e tyre shkakton jo vetëm pasoja ligjore për drejtuesit apo personat përgjegjës për mbikëqyrjen e fëmijëve në moshë jomadhore, por ekspozon ndjeshëm këta të fundit ndaj rrezikut dhe pasojave që mund të vijnë si rezultat i përfshirjes në aksidente rrugore. Vetëm përgjatë katër ditëve të fundit, nga strukturat e policisë rrugore në kryeqytet, në funksion të kontrolleve policore parandaluese, janë konstatuar dhe proceduar administrativisht 167 drejtues mjetesh dhe persona përgjegjës për mbikëqyrjen e fëmijëve, nga të cilët 20 prej tyre u është pezulluar leja e drejtimit, pasi është verifikuar se transportonin fëmijë në moshë jomadhore, pa vendosur rripin e sigurisë apo sistemet e fiksimit.Gjithashtu, janë verifikuar dhe proceduar administrativisht 58 drejtues mjetesh për transport pasagjerësh mbi kapacitetin e lejuar, si dhe janë vendosur 1 800 masa të tjera administrative, kryesisht për ndalim qëndrimi dhe mosdhënie përparësie ndaj këmbësorëve pranë shkollave dhe institucioneve të tjera arsimore.#ParandaloPasojat#NdiqKëshillatLigjore#PërNjëTransportTëSigurtë

Gepostet von Policia e Shtetit am Freitag, 20. September 2019