Sa ton drogë u kap në Itali? Përplasje shifrash mes policisë shqiptare e asaj italiane

583
Gjatë ditës së sotme, mediat italiane duke iu referuar policisë shkruajnë se në Termoli u ndalua një gomone me rreth 1, 5 ton kanabis, ndërsa në pranga u vendosën dy shqiptarë. Fill pasi lajmi u transmetua edhe në mediat shqiptare, reagoi policia shqiptare.
Sipas kësaj të fundit operacioni u zhvillua në bashkëpunim me Guardia di Finanza, ku u ndalua një gomone me gjatësi 7.5 në orët e para të datës 23 korrik dhe u vendosën në pranga shqiptarët Rr.A 30 vjeç dhe A.I. 44 vjeç.
Por ajo që bie në sy është fakti se shifrat për sasinë e drogës nuk korrespondojnë. Policia italiane thotë se janë kapur 1.5 ton drogë, ndërsa policia shqiptare 1 ton e 185 kilogramë.

aitaliane (1)

Njoftimi policisë shqiptare: 
Operacion i përbashkët i Policisë se Shtetit dhe Guadia di Finanza, kapet gomonen me lëndë narkotike në orët e para të mëngjesit ne Itali.
Si rezultat i operacionit gomonia me lëndë narkotike ra në ‘rrjetë’ pas bashkëpunimit mes Policisë së Shtetit dhe Guardia di Finanza.
Autoritetet sekuestruan 1 ton e 185 kilogramë lëndë narkotike Marijuanë.
U arrestuan në flagrancë dy skafistët shqiptare.
Policia e Shtetit në bashkëpunim me Guardia di Finanza të Pulias, kanë ndjekur në dinamikë gomonen në ujërat ndërkombëtare deri në afërsi të Termolit ku edhe është bllokuar nga njesia ROAN e GdF, e Termolit.
Gomonia me gjatësi 7.5 metra është bllokuar në orët e para të datës 23 korrik.
Në bordin e saj u gjetën dhe u sekuestruan 1 ton 185 kg Marijuanë.
Gjithashtu u kapën dy skafistët, shtetas shqiptarë të cilët u arrestuan në flagrancë:
– Rr.A. 30 vjeç
– A.I. 44 vjeç
Për shkak të sekretit hetimor, rezervohen të dhëna të mëtejshme në lidhje me origjinën dhe pikënisjen e gomones, duke theksuar se trafikantët janë duke shfrytëzuar rrugë alternative, jo më nga territori dhe ujerat shqiptare drejt Pulias, por në pjesën e sipërme te Adriatikut drejt Abrucos.
Sigal