Sa shpejt harruat?!

541
Nuk mundet te jete e vertete! – mendova. Ne ishim miq, takoheshim cdo dy dite, shkembenim rutinat tona dhe linim takim ne te njejtin vend, ne te njejten ore. Se mendova kurre ne fakt qe ‘shoket’ mund te priten keshtu ne bese, me flake e tmerr.

I lenduar nga pabesia, me rrahjet e zemres akoma te shpeshta nga dhimbja qe mbarta, hapa deren dhe hyra i gjunjezuar nga lodhja ne boten e kujteses. Gjithnje krenare dhe i pari, sot po kerkoja pikerisht motivin e shenjte te krijimit tim dhe energjine qe me mbante garuesin me te shpejt, si gjithmone, i lumtur te prekja finishin i pari ne cdo pengese. Nuk jam mesuar te rrij ne heshtje dhe te me falni, me duhet pak kohe te perqendrohem. Kam qene shume i zene dhe i preokupuar t’iu ndihmoja, pa marre parasysh vuajtjet dhe vetemohimin tim. Ju erdhet dhe une u dhashe jete aq sa munda.

Ne boten e kujteses u ula kembe kryq, bashke me ju, balle per balle. Ju kam pritur e percjellur pa patur mundesine te shiheshim drejt e ne sy. Ndoshta prej dhimbjes qe ndjenit nga fati ku iu kish perplasur jeta, ndoshta une nuk e duroja dot dhimbjen tuaj aq, sa per t’iu pare ne sy.
Te veshtire e kam t’iu tregoj, se e di qe do me thoni po flet per veten, por ju folet shume per mua dhe shoh qe sme mbankeni mend per ato qe isha ne te vertet, jam dhe do te jem. 
Sa shpejt harruat?!- iu thashe. U krijova atehere kur askush nuk besonte ne krijimin tim. Dukej nje enderr apo nje perralle. Ju degdiseshit neper bote atehere dhe i’a besonit jeten tuaj njerezve krejt te panjohur. Harxhonit dhe shpenzonit pa mase. Keni shume qejf te kerkoni llogari por atje, nuk kishit kujt ti kerkonit. Ne fund te fundit ishit stranger, yabanci, allodapos, straniero, te huaj dhe askund nuk peshonit sa ne vendin tuaj. Une erdha mes jush i pari, edhe pse me shume te panjohura ne ekuacionin tim, tregova kurajo, vendosmeri dhe perkushtim.
Ju i dalluat meritat e mija. Njiheni per vezhgues te holle. Nuk i moret me rruget sepse une isha me ju, ne formen me te mire te mundshme, ashtu si dhe jashte nuk e patet gjetur. Tek mua gjetet respektin dhe dinjitetin e humbur, madje aq shume u miqesuam saqe edhe 5 minuta vonese nuk mi falnit me. Harruat ne fakt qe prisnit me dite, me jave e me muaj mes udhetimesh te gjata. Por serisht ju mirekuptova dhe ju mireprita.
Sa shpejt harruat ju thashe… kur lendimet nga shperthimet ne miniera, ne fabrika apo aksidente tragjike si tek Qafa e Vishes na pergjaken, une i pari hapa dyert dhe ju kurova me sa munda, pa interes, ashtu thjesht, me humanizmin qe me karakterizonte. Kryeva detyrimin e larte moral ndaj vendit dhe njerezve te mi atehere kur kishin me shume nevoje, detyrim i mbartur qe nga gjeneza e krijimit tim. Nuk u vrava dhe nuk mendova per ato qe humba, perkundrazi u ndjeva krenar per dobine time.
Sa shpejt harruat ju thashe edhe pse isha une qe ju sherova zemrat ashtu si asnjehere me pare. Me lavderuat pa mase, aq sa per pak nuk me veshet petkun e shenjtorit. Une, me modesti e pranova falenderimin tuaj dhe u zotova qe do te beja edhe me shume per ju.
Kurova shume femije, dhe nevojtare te varfer qe trokiten ne deren time, te pamundur ekonomikisht per tu kuruar jashte apo gjetke. Ngrita te paralizuarin dhe kurova te pashpresin, pa marre parasysh se nuk kishin mundesi as te ushqeheshin. E keshtu, vazhdova punen i palodhur, deri sa arrita t’iu ndroja per here te pare dhe veshkat e semura, pamundesia e se ciles deri ne ate kohe kish vrare shume nga ju. Por prape harruat…
Nepermjet implantit koklear mundesova shume femije te degjonin per here te pare dashurine qe percjell zeri i nenes. Shume prinder degjuan zerat e femijeve te tyre. Me falenderuat aq shume saqe nga lumturia e madhe gabimisht me quajtet cudiberes dhe profet. Por une buzeqesha dhe i perulur vazhdova punen. U rilinda me energji te pashtershme, e buruar nga lumturia qe munda ti jepja bashkudhetareve te kesaj bote dhe sidomos bashkombesve te mi. Prape sot ndjej harrese.
Mos e ulni koken, kam dhe pak per te folur. Nuk po ju qortoj! Perkundrazi. Ne boten e kujteses jemi, aty ku permendorja e se vertetes eshte me e larta nga te gjitha, e ndertuar me mund e me djerse.
Nepermjet mjeshtrave me te mire te zanatit solla per here te pare procedurat mininvazive dhe laparaskopike. Harruat cdo te thoshte operacion dhe u kenaqet kur demet ishin aq te vogla. Nuk e prisnit dhe vete qe ne vendin tuaj mund te beheshin keto cudira. Por ja qe prape harruat…
Atehere kur ciftet tuaja ishin ne krize dhe ne prag divorci per pamundesi te nje trashegimtari, une u shfaqa serisht. Ju prura per here te pare laboratorin me te avancuar te infertilizimit invitro sipas fjales se fundit te shkences. Pajtova dhe i bashkova familjet tuaja duke i dhuruar trashgimtare me ndihmen e Zotit. Ne disa raste, solla dhe djalin e shumepritur pas disa vajzave ne familje dhe pse nena ne moshe 50 apo 56 vjecare. I dhashe drite endrres dhe shpreses se shume nenave te tjera qe enderronin femijen e tyre por qe ne kushte normale nuk munden ta kishin. Bekimi i tyre qendroi me mua por ju harruat…
Do te me duheshin shume nete ne boten e kujteses qe t’iu rifreskoja memorien e ndryshkur nga realiteti dhe interesat driteshkurter por e kuptoj qe dhe ju thelle thelle ne zemrat tuaja e dini se une jam nje garanci me teper per jeten e cdo Shqiptari. Pavaresisht se me disa jam ndare per mos tu takuar me ne kete jete, kam dhene gjithmone maksimumin dhe statusin e Shenjtorit qe sheron te pamunduren nuk e kam pranuar asnjehere, ashtu si dhe shume homologe prestigjoz te mite neper bote.
E di qe prape do te harroni por une do t’iu kujtoj gjithnje, me veprat e mia te mira, me arritjet e mia nepermjet mjekeve dhe stafit tim te palodhur dhe profesionist. Pikerisht, atehere kur te mendoni se shpresa juaj po shteron, une do te jem aty vigjilent, duke luftuar kunder semundjeve, fatkeqesive, gjumit, lodhjes dhe ligjeve te natyres me emrin tim, me moton time. Une jam….SPITALI AMERIKAN.
Sigal