Sa “peshë” ka Shqipëria në rajon, zë vetëm 14.4% të PBB

510
Ekonomia shqiptare zë 14.4% të Prodhimit të Brendshëm Bruto të rajonit, që përfshin 6 vendet e Ballkanit Perëndimor; Maqedoninë, Kosovën, Serbinë, Malin e Zi dhe Bosnje Hercegovinën.
Kjo do të thotë se, Shqipëria është ekonomia e tretë më e madhe mes vendeve të rajonit, pas Serbisë, që zë 43% të PBB së rajonit dhe Bosnje Hercegovinës që zë 17.8%. Pas Shqipërisë ndërkohë renditet Maqedonia me 12.8%, Kosova me 7.8% dhe Mali i Zi, me vetëm 4.4%.
Sa i përket Europës në zhvillim ndërkohë, që përfshin edhe ekonomi si Turqia apo Rusia, pesha e ekonomisë shqiptare fiksohet në vetëm 0.4%. I gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor zë vetëm 2.7% në ekonominë e Europës në zhvillim.
Në krahasim me kontinentin ndërkohë, pesha e Shqipërisë vërtitet në rreth 0.1%, ndërkohë që për 6 vendet e Ballkanit Perëndimor pesha e ekonomisë në përqindje, mbi të gjithë ekonominë europiane, fiksohet në vetëm 0.9%% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, konfirmon se sa pak rëndësi ka në tërësi rajoni si ekonomi për kontinentin.
Shteti % në PBB të rajonit % në PBB e Europës në zhvillim % në PBB e Europës
Shqipëria 14.4 0.4 0.1
Bosnje dhe Hercegovina 17.8 0.5 0.2
Kosova 7.8 0.2 0.1
Maqedonia 12.8 0.4 0.1
Mali i Zi 4.4 0.1 0.0
Serbia 43 1.2 0.4
Sigal