Rubik – Kapet transportuesi i kanabisit, arrestohen dy persona

534
Sigal

Një sasi prej 1 kg e
130 gram lëndë narkotike, e dyshuar kanabis sativa është sekuestruar nga policia
e Lezhës, duke çuar në pranga dy persona e një i tretë është shpallur në
kërkim.

Sekuestrimi i lëndës
narkotike është bërë mbrëmjen e shkuar (15 tetor) në Rrubik.

Në pranga përfunduan
Ahmet Isufi, 25-vjeç, banues në Durrës, si dhe Armando Marku, 26 vjeç, banues
në Rrubik.

Gjithashtu u shpall në
kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit E.Ll. 28 vjeç,  banues në Rrubik – Mirditë.

“Në bazë të
informacioneve të siguruara në rrugë operative, në Rrubik -Mirditë, shtetasi
Ahmet Isufi është kapur dhe arrestuar  në
flagrancë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në çantë  iu gjet një sasi prej 1 kilogram e 130 gram
lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva.

Nga veprimet e
mirëfillta hetimore  të kryera, ka
rezultuar se ky  shtetas dyshohet se këtë
sasi lëndë narkotike e ka  marrë nga  shtetasi Armando Marku me qëllim dorëzimin
tek shtetasi E.Ll”, sqaron policia.

Materialet procedurale
u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale “Prodhim dhe
shitje e lëndëve narkotike”.