RTSH, nuk marrin shumicën e votave, dështon zgjedhja e drejtorit

538
Kandidadi Petrit Malaj arriti të siguronte 6 vota pro kundrejt 5 votave që mori rivali i tij në këtë garë, Thoma Gëllçi, por për të mbajtur këtë post duhet një shumicë prej 7 votash. Kjo gjë ka sjellë edhe dëështimin e radhës së garës për zgjedhjen e drejtorit në RTSH.
Një javë më parë anëtarët e Këshillit Drejtues të RTSH-së zhvilluan një dëgjesë të hapur ku 16 kandidatët për këtë post paraqitën vizionin dhe platformën e tyre për drejtimin e këtij institucioni.
Konkursi për drejtues në RTSH ka qënë i hapur nga data 1-10 qershor, kohë në të cilën kandidatët kanë pasur mundësi të dorëzojnë pranë Këshillit Drejtues të Televizionit Publik Shqiptar, një cv ku paraqitnin platformën e tyre e një plan menaxhimi për institucionin. Drejtori i Përgjithshëm u përzgjodh me 2/3 e votave të anëtarëve të Këshillit Drejtues për një mandat pesë vjeçar.
Sigal