RTSH, dështon sërish përzgjedhja për drejtorin e këtij institucioni

507
Në mbledhjen e sotme, e treta në radhë për zgjedhjen e drejtuesit të RTSH-së, asnjë nga dy kandidatët në garë, Thoma Gëllçi dhe Petrit Malaj nuk arritën të siguronin kuorumin e nevojshëm prej 7 votash. Kështu, as këtë të enjte Këshilli Drejtues i RTSH-së nuk arriti të zgjedhë Drejtorin e Përgjithshëm të këtij institucioni.
Gëllçi mori 6 vota kundrejt 5 votave që mori kandidati tjetër Malaj. Një javë më parë anëtarët e Këshillit Drejtues të RTSH-së zhvilluan nje tjeter proces votimi, por qe nuk arritën te zgjidhnin asnjë prej kandidateve për shkak te mosplotësimit te kuorumin e nevojshëm prej 7 votash, qe duhen për zgjedhjen e Drejtorit.
Konkursi për drejtues të RTSH-së ka qenë i hapur nga data 1-10 qershor, kohë në të cilën kandidatët kanë pasur mundësi të dorëzojnë pranë Këshillit Drejtues të Televizionit Publik Shqiptar, një CV ku paraqitnin platformën e tyre e një plan menaxhimi për institucionin. Drejtori i Përgjithshëm i RTSH-së zgjidhet me 2/3 e votave të anëtarëve të Këshillit Drejtues për një mandat pesë vjeçar.
Sigal