‘Rrugorja’ kontrolle kudo nëpër Tiranë, arrestohen 4 shofera të dehur, 11 të tjerë rrezikojnë patentën: Alkooli mpin trurin

538
Sigal

Policia Rrugore ka ushtruar kontrolle me dragera në të gjitha rrugët e Tiranë për të parandaluar drejtimin e makinën nën efektin e alkoolit.

Kontrollet nga ana e Policisë kanë nisur që prej orës 22.00 të mbrëmjes dhe ka vijuar deri në orën 05.00 të mëngjesit të sotëm.

Nga 256 teste alkooli të bëra deri në orën 02.50, u konstatuan 11 shoferë që i jepnin mjetin nën ndikimin e alkoolit, të cilët rrezikojnë pezullimin e patentës.

4 shoferë të tjerë u arrestuan pasi po qarkullonin në gjendje të dehur, ndërsa 241 të tjerë ishin brenda limitit të lejuar.

Alkooli mpin trurin dhe je i destinuar për të bërë aksident. Alkooli vret jetën njësoj si dhe shpejtësia. Përdorni mjetet e transportit publik në rast se konsumoni alkool,”-shkruhet ndër të tjera në njoftimin e Policisë.

POSTIMI I PLOTË: