Rrugët që bllokohen nesër për eventin “Ti je heroi ynë” festa për fëmijët e sëmurë të policëve

80

Ditën e nesërme
zhvillohet aktiviteti “Ti je heroi ynë” kushtuar fëmijëve të sëmurë të
punonjësve të policisë, një nismë e Ministrisë së Brendshme. Festa në ndihmë të
tyre do të nisë në orën 12:00 në zonën e Bllokut dhe do të përfundojë në darkë.

Policia
e Tiranës njofton se për këtë arsye do të bllokohen segmentet rrugore:

Rruga “Ibrahim Rugova”, nga
kryqëzimi me Bulevardin “Bajram Curri”, deri tek kryqëzimi me Rrugën “Ismail
Qemali”.

Ky segment do të jetë i bllokuar nga ora 20:00 e datës 16.12.2016 deri në orën
23:00 të datës 17.12.2016.

Edhe ministri i Brendshëm Saimir
Tahiri e ka anonçuar këtë aktivitet në faqen e tij në Facebook.