Rruga transballkanike në Vlorë, protestojnë banorët: Do vetëdigjemi

526
Sigal

VLORE – 130 familje në lagjen Kushtrimi në Vlorë kanë nisur sot protestat kundër shpronësimeve që po bëhen për bashkimin e rrugës transballkanike me autostradën. Inpektoriati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit, ka shkuar ditën e sotme për të kryer prishjen e banesave të planifikuara, por ka hasur në rezistencën e banorëve. 

Banorët janë shprehur kundër këtyre shpronësimeve pasi nuk janë dakord me këtë projekt. Ndërkohë IKMT u ka lënë afat 5 ditë banorëve që të dalin nga banesat e tyre. “IKMT na ka lënë pesë ditë kohë të dalim nga banesat, kjo është e pamjaftueshme, të ishim lajmëruar një muaj më parë,” – janë shprehur banorët të cilët kanë dalë në protestë.

Ata gjithashtu kanë kërcënuar se nëse do të mbetet ende në fuqi vendi që të largohen nga banesat për pesë ditë ata do të vetëflijohen duke u djegur me benzinë. “Kryeministri të vijë të shikojë gjendjen tonë,” – kanë thënë banorët teksa protestonin. Qeveria vendosi në muajin dhjetor të vitit të shkuar që të shpronësojë për interes publik të gjithë pronarët që do të preken nga kjo rrugë.