Rruga Lushnje-Berat ‘grepi i zgjedhjeve’ për politikanët shqiptarë

391

TË LODHUR NGA   NGA REFRENI QESHARAK/ Qytetarët beratas: Më 23 Qershor do ta mendojmë mirë votën tonë!

Rruga Lushnje-Berat tashmë është kthyer në një refren qesharak për politikanët, që sa herë vijnë në Berat bëjnë be dhe fe, se do të ndërtojnë këtë rrugë nëse beratasit u japin votat. Dhe vetë banorët e këtij rajoni e kanë kuptuar këtë refren shumë të shëmtuar të politikanëve shqiptarë që kanë gjetur rajonin e Beratit për t’u betuar për një aks rrugor që tashmë është bërë gangrenë. Kjo rrugë është teje e shkatërruar. Këtë s’e mohon asnjë politikan apo qeveritar. Por ajo që dihet është se pushtetarët e kanë lënë qëllimisht këtë aks rrugor të degradohet, që në momentin e zgjedhjeve të vijnë në Beratin ‘rozë’ dhe të bëjnë be se do ta rehabilitojmë me kusht që të marrin votat. Kjo shprehje tashmë përsëritet edhe nga banorët apo udhëtarët që udhëtojnë me autobusë, furgonë dhe taksi. Drejtuesit e mjeteve u thonë shpesh pasagjerëve të tyre që të mos mërziten, sepse kjo rrugë do të rregullohet në shkëmbim të votës. Një shprehje të tillë dëgjon edhe nga turistët e huaj, të cilët herë pas here ankohen se po shkatërrohen nga veshkat për të parë bukuritë e Beratit.

Politikanët

Kryeministri, njëherësh dhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një takim me beratasit u ka premtuar atyre ndryshim të situatës. “Berati është ‘zemra’ e kulturës shqiptare, por njëkohësisht dhe thesar i vlerave kulturore dhe muzeale. Për këto vlera Berati, tashmë pjesë e UNESCO-s meriton më shumë. Prandaj ne si Qeveri do të investojmë për këtë rajon. Unë ato premtime që them i mbaj”, ka thënë Kryeministri. Pikërisht, këtu do të ndalemi dhe ne. Berisha që tashmë i ka të gjitha në dorë është shprehur se rruga Berat-Lushnje dhe ajo Berat-Fier si dhe boshti i jugut do të ndërtohet shumë shpejt. Por në këtë shkrim, ne prioritet  do t’i japim aksit rrugor që lidh Beratin me Lushnjën. Ka kaluar goxha kohë dhe nga premtimi i dhënë deri diku u duk sikur do të fillonin punimet. U panë disa ditë dy skrepa duke sistemuar disa gropa të mëdha që ishin hapur, u hodhën dhe 10 “saurelë” me çakëll, por për çudi punimet mbetën në mes të rrugës. Nuk po vazhdojnë më. Tashmë premtimi i Kryeministrit mbeti në mes pavarësisht se, premtoi se ai e mban fjalën e dhënë. Kryeministri Berisha në takimet e fundit në Berat është shprehur: “Na jepni votat se ne do të ndryshojmë Beratin”. Ky mashtrim i Kryeministrit u pasua tek një tjetri politikan, pra kaloi tek ish-Kryeministri dhe njëkohësisht dhe Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, i cili në takimin e fundit në këtë qytet, u shpreh: “Na jepni votën se ne do t’u kthejmë besimin. Ne do të ndërtojmë rrugën Berat- Lushnje që për këta banorë është bërë një shqetësim shumë i madh. Kjo rrugë është e pakalueshme”. Gjatë gjithë kësaj kohe ky politikan i kishte mundësitë të investonte në këtë rrugë dhe pse pikërisht u kujtuan në kohë fushate që ajo ekzistonte. Politikani i radhës është ai i Aleancës Kuq e Zi. Në takimin që bëri në anëtarët dhe simpatizantët e saj kritikoi ashpër Qeverinë dhe politikanet që kanë lënë në pikë të hallit këtë qytet. “Ne, po të vijmë në pushtet do të ndërtojmë rrugë dhe do të hapim vende pune”, ka thënë Spahiu. Ndërsa politikani tjetër është Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama. Në takimet e shpeshta që ka bërë në Berat, theksin e fjalës së tij e ka vënë tek ndërtimi u rrugëve, hapjen e vendeve të punës, uljen e varfërisë dhe kthimin e besimit të banorëve. Ai ka kritikuar Qeverinë Berisha për harresën që i ka bërë Qarkut të Berati, vetëm e vetëm se ka ngjyrën rozë. Por fundi i gjithë kësaj do të jetë zgjuarsia e qytetarëve, kultura beratas se për kë do të votojnë.