Rruga e një fshati dhe shpirti i një shoqërie…

913
Nga Agim JAZAJ
Këto ditë u përurua dhe u festua gjithashtu rruga e asfaltur në fshatin Treblovë, një fshat në hartën e bashkisë Selenicës- Vlorë. Është një rrugë si gjithë të tjerat, por ka të veçantën e vet. E ndërtuar me parametra bashkohore, me përgjegjësinë maksimale, me gjithë aksesorët e saj, sipas projektit, por dhe me një marrëveshje admiruese me banorët, e cila vlen për t’u cilsuar e veçuar edhe në këtë përurim e festim të këtyre ditëve…Duke festuar së bashku rrugën e ndërtuar, ëndërruar me shekuj, u kthye në një festë për t’u mbajtur shënim në breza. Gjithë ata banorë, të cilët edhe ishin prekur nga projekti i kësaj rruge, ishin marrë vesh pa vështirësi me njeri- tjetrin, me: Firmën- Bashkinë dhe jo vetëm. Pra, gjithë banorët e këtij fshati ishin të bindur dhe në marrëveshje të plotë me përfaqësuesit e firmës, me presidentin e saj, për prekjen edhe të pronës së tyre nga projekti i rrugës, të ishin në këtë festë. Sipas traditës, rregullit u vendosën në qoshen e konakut, së bashku me krybashkiakun Përparim Shametaj dhe kryeplaku i fshatit Bexhet Mahmutaj, stafi i firmës ndërtuese, me presidentin e saj Shpëtimin, si dhe salla e madhe e mbushur përplot me banorët e këtyre anëve, të të gjithë moshave, kishin shpëtuar edhe nga vështirësitë e kësaj rrugë deri më tashmë!

Në qëndër të fshatit u organizua edhe festa, festa e rrugës me hare, këngë dhe dolli… Ishte një ngjarje e thjeshtë, por brënda kishte shumë element, ndoshta të munguar në kohët e sotme, pse jo dhe të admiruar, sa dhe të domosdoshme. Njerëzit të miqësuar kuvenduan, gëzuan, por dhe kënduan bashkërisht për këtë rrugë, e cila nuk ishte thjeshtë një rrugë për këmbësorët, mjetet dhe gjithëçka, por u çmua dhe si një rrugë që lidh më shumë urat njerëzore dhe shprtërore, të mirëkuptimit dhe gëzimit në jetë, që lidhin te njërëzit këto aksione, njerëzore dhe instutucionale si.: bashkinë Selenicë, organizuesja dhe promovuesja e këtij takimi, festë të rrallë dhe të munguar, firmën ndërtuese me Shpëtimin kryesues dhe përfaqsues, si dhe me gjithë njerëzit e këtij fshati, përfituesit e këtij investimi, të cilët edhe me këtë gjest-festë, u ndjenë më shumë të vlerësuar ndaj dhe ngrinin dollitë për kryebashkiakun, firmën ndërtuese dhe njerëzit që ishin në këtë ceremoni. Dhe kudo ndalonim, përqafoheshim me treblovasit përgjatë aksit të kësaj rruge. Festimi i kësaj rruge nga investuesit, me ndërtuesit dhe përpërfituesit, do të mbahet shënim fortë në kujtesën e këtyre njerëzve. 

Përfundimi i saj, u kthye këto ditë në ditë feste, në një festë, ku në qëndër të fshatit, me gjithë banorët e këtij fshati, mbërrijtën edhe këngëtarët e njohur të Vlorës dhe përtej polifonisë labe si: Tomorr Lelaj, Nazif Çelaj, Vendim Zykaj, etj, të cilët e kthyen këtë festë si një festival zonal dhe përtej tij. Ison këngës e mbanin gjithë të pranishmit, dhe kënga vente gjym. “Edhe kënga: “Bejke e bardhë e borë e malit”- gjëmoi brënda sallës dhe jashtë saj. Dhe s’kish si të ndodh ndryshe, kur në sofrën e këngës labe janë ulur këta korifej. Rruga e Treblovës e asfaltuar, prej 4 km. me një innvestim prej 45 milion lekë kishte një domethënie, që do të mbahet shënim në jetë, do të transmetohet në breza, nga banorët e këtij fshati…Kjo bashki i ka shtrirë ndërtimet dhe investimet në gjithë njesitë vendore të saj. Sistemimi dhe rehabilitimi i një pjesë të rrugëve të Kotës, me një investim nga 98 milion projekti dhe i financuar nga qeveria me 62 milion lekë. Ujësjellësi i Drashovicës me 80 milionë lekë, i gati përfunduar dhe për t’u përuruar! Ka përfunduar dhe përuruar stacioni i pompimit të ujit të pijshëm në qytezës e Selenicës, me shpimin e dy puseve nga 75 metra, është ndoshta edhe suksesi më i madh i kësaj bashkie, si dhe plotësimi i një prej kërkesave të banorëve të Selenicës, të cilëve u ishte tharë buza për ujë, për shumë vite. Gjatë dy viteve, shtrirja e punimeve, investimeve në këtë bashki është bërë në gjithë njësitë vendore të kësaj bashkie, të cilat ndiqen me seriozitetin dhe merakun e madh, qysh nga kryetari i bashkisë dhe i gjithë stafi i saj. Në punë e sipër janë edhe kanalizimi i ujërave të zeza në qytetin e Selenicës, me një investim prej 98 milionë lekë. Kanalizimi i ujrave të zeza në Lubonjë, me një investim prej 44 milionë lekë. Gjithashtu është kryer sistemimi dhe ndërtimi i qëndrës të fshatit Brataj, me një kuatim prej 17 milionë lekë, si dhe kanali i ujrave të zeza në Drashovicë etj. “Rrugë- festa dhe festë-rruga”, e cilësuar dhe e festuar në fshatin Treblovë, këto ditë, ka lënë gjurmë të pa shlyeshme, për ato vlera të solidatritetit dhe kolektivitetit, të munguar dhe të dëshiruara, për të cilat kemi shumë nevojë në kohën e sotme…

Rruga e një fshati dhe rruga e një shoqërie, të humbur deri më tashmë, sikur ndezi “sëmaforin” pikërisht edhe atje nga Treblova…
Sigal