Rruga e Arbrit, kompanitë që kërkojnë ndërtimin

637
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka hapur ofertat për ndërtimin e rrugës së Arbrit.
3 kompani shqiptare kanë shprehur interes.
Kompanitë në fjalë janë: “Adem Pojani”; “Alb-Star” Shpk.; “Gjoka Construction” Sh.a. Sa i takon subjektit të parë, nga kontrolli paraprak ka rezultuar se dokumentacioni i paraqitur prej tij nuk ka qenë i mjaftueshëm që oferta t’i merrej në konsideratë.
Operatori i dytë ekonomik, nga ana tjetër, ka paraqitur disa dokumente, por pa detajet për ofertën financiare.
Ndërsa lidhur me subjektin e tretë, komisioni i koncesionit ka vlerësuar se dokumentacioni ka qenë i plotësuar dhe se “Gjoka Construction” ka propozuar si vlerë për projektin shumën prej 33.6 miliardë lekë.
Në njoftimin zyrtar MIE nënvizon më tej se kontrolli i detajuar i dokumentacioneve të 3 kompanive do të bëhet brenda afatit ligjor prej 60 ditësh, në përfundim të të cilit do të dilet me një vendimmarrje.
Sigal