Rrufeja djeg banesën në Skrapar, familja Qato mbetet e pa strehë

511
Shkarkesa e një ngarkese elektrike gjatë mbrëmjes së të mërkurës ka djegur një banesë dy katëshe në fshatin Novaj të Skraparit, ku jetonin dy vëllezër me familjet e tyre. Reshjet e shiut që kanë rënë pa pushim gjatë ditës në zonën e Skraparit, mësohet se janë shoqëruar dhe me shkarkesa elektrike, çka shkaktoi zjarrin në banesën e Naxhi Qatos,12 anëtarët e të cilës ndodheshin brenda në kohën që rrufeja ka shkarkuar në rrjetin shpërndarës të energjisë elektrike.

Për fat të mirë nuk pati të lënduar. Ndonëse është mbledhur Shtabi i Emergjencave, Bashkia e Skraparit thotë se e ka të pamundur të përballojë shpenzimet për strehimin e familjarëve.
Sigal