Sigal

Bushi Hatillari, 31 vjeç, nga Roskoveci, u arrestua nga Policia menjëherë sapo kanosi me armë dy burra tek kryqëzimi i Kurjanit. Siaps policisë, motivet ishin banale

Hatillari iu kanos me pistoletë shtetasit J.T, 27 vjeç, banues në Kurjan dhe D.H, 35 vjeç, banues në Vadhishtë.

Në momentin e arrestimit, atij iu kap pistoleta  “Zastava” së bashku me krëhërin e saj, 6 fishekë pistolete dhe 1 gëzhoje arme zjarri tip pistoletë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” të parashikuar nga Neni 84 e 278 të Kodit Penal.