Rrogozhinë – Dhunon prindërit dhe motrën, arrestohet 19-vjeçari, i gjendet dhe armë

536
Sigal

Një i ri është
arrestuar në flagrancë nga policia e Rrogozhinës për dhunim të familjes së tij.

Blutë arrestuan të
hënën, 9 janar 2016, shtetasin Agim D., 19 vjeç, banues në Rrogozhinë.

Policia thotë se “ky
shtetas ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj familjarëve të tij,
babit A. D., 50 vjeç, nënës R. D., 40 vjeçe dhe motrës S. D., 12 vjeçe”.

Gjithashtu nga
kontrolli i ushtruar në banesën e këtij shtetasi është gjetur dhe sekuestruar
në cilësinë e provës materiale një armë zjarri, pushkë, model 56.

Materialet proceduriale
i’u kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat
penale “Dhuna në Familje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake
dhe e municionit”.