Rrogozhinë - Dhunon prindërit dhe motrën, arrestohet 19-vjeçari, i gjendet dhe armë

Një i ri është arrestuar në flagrancë nga policia e Rrogozhinës për dhunim të familjes së tij.

Blutë arrestuan të hënën, 9 janar 2016, shtetasin Agim D., 19 vjeç, banues në Rrogozhinë.

Policia thotë se “ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj familjarëve të tij, babit A. D., 50 vjeç, nënës R. D., 40 vjeçe dhe motrës S. D., 12 vjeçe”.

Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar në banesën e këtij shtetasi është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri, pushkë, model 56.

Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Dhuna në Familje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.