Rrogat e drejtorëve të ujësjellësit, sa të ministrave dhe gjeneralëve

1316
Vjollca KUTA

Qeveria sulmon “pikat” e puseve të ujit dhe lejon “lumin” e abuzimeve financiare me pagat e drejtuesve të ujësjellësve

Lëndë e parë për “Veting-un”
Anëtarët e këshillit mbikëqyrës përfitojnë shpërblim për pjesëmarrje në këshillat mbikëqyrës si më poshtë vijon: Shkronja c ku përcaktohet: Në shoqëritë anonime shtetërore jo-strategjike vendore, për kryetarin, në masën 30 për qind të pagës mujore të sekretarit të përgjithshëm të prefekturës dhe për anëtarët e tjerë të këshillit mbikëqyrës, 20 për qind të kësaj page
Janë miliarda lekë paga, pagesa mujore, shpërblime, dieta udhëtimesh, ushqimi e fjetjeje, që “gëlltiten” prej kupolave drejtuese të ndërmarrjeve të ujësjellësve. Mendojmë, se këtej duhet të nisë “lufta për ujin”! Mbasi pagat e larta dhe shpenzimet e tjera mujore që përdoren për drejtuesit e ujësjellësve, janë miliarda lekë që jepen nga të ardhurat që sigurohen nga shitja e ujit dhe nga fonde prej buxhetit të shteti.

Para tre ditësh, kryeministri Rama shpalli “luftën” kundër abuzimeve me ujin e pijshëm, duke u ndalur tek fakti, që 56 ndërmarrjet e ujësjellësve në mbarë vendin, po falimentojnë financiarisht dhe po “ushqehen” nga shteti, për shkak të mungesës së të ardhurave nga vjedhja, shpërdorimi dhe mos faturimi i plotë i sasisë së ujit që hidhet në rrjet. Mes shkaqeve që nuk kemi ujë në rubinete, u përmenden edhe puset e ujit, që qytetarët kanë hapur nëpër oborret e shtëpive në zonat periferike dhe fshatra, gjë që duket absurde, mbasi ato nuk kanë asnjë lidhje me rrjetet e furnizimit të ndërmarrjeve të ujësjellësve. Referuar një investigimi të bërë nga “Telegraf” dhe një kontrolli të KLSH, rezulton se kriza e ujit që vazhdon në Shqipëri, nuk duhet kërkuar tek puset e oborreve të familjeve, por tek abuzimet që bëjnë drejtuesit e ujësjellësve, duke bërë pazare të pista klienteliste private me shumë biznese, mes tyre edhe me biznese të fuqishëm, të cilët paguajnë fatura mujore sa një familje dhe pastaj thonë kemi… humbje! 
Pagat e drejtuesve vendosen vetë, janë në nivel page ministri dhe gjenerali
Alarmi që dha kryeministri është i drejtë, por i vonuar, mbasi shkaqet e vërteta të falimentimit të këtyre ndërmarrjeve, i zbulon një Raport auditi i KLSH me nr. 527 datë 15.05.2015 dhe nr. 527/173, datë 22.07.2015, bërë prezent qeverisë në muajin shtator 2015, por që nuk është vlerësuar, duke u lënë në heshtje. të dhënat e konstatuara, tregojnë se kriza financiare e ujësjellësve, ka lidhje edhe me një krim ekonomik-financiar, që bëhet nga vetë drejtuesit e këtyre ndërmarrjeve. Është fjala për pagat e larta të drejtorëve, administratorëve, këshilltarëve, ekspertëve, për punësimet mbi numrin strukturore, për abuzimet me tenderët e blerjeve, të shërbim-investimeve e deri tek pagesat mujore, që jepen për drejtuesit dhe anëtarët e Këshillave Mbikëqyrës (bordet), të cilët i vendosin dhe i miratojnë vetë pagat e që 100% e tyre përbëhet nga zyrtarë të lartë të shtetit dhe familjarë të tyre! Janë miliarda lekë paga dhe pagesa mujore, shpërblime, dieta udhëtimesh, ushqimi e fjetjeje, që “gëlltiten” prej kupolave drejtuese të ndërmarrjeve të ujësjellësve. mendojmë, se këtej duhet të nisë lufta për ujin! Mbasi pagat e larta dhe shpenzimet e tjera mujore që përdoren për drejtuesit e ujësjellësve, janë miliarda lekë që jepen nga të ardhurat që sigurohen nga shitja e ujit dhe nga fonde buxhet shteti. Këto miliarda, në vend që të bëhen shërbime rrjeti për furnizim në sasi, siguri e cilësi të ujit të pijshëm, përdoren si paga të majme për agallarët që komandojnë ndërmarrjet e ujësjellësve. Çfarë ndodh? Ndërmarrjet e ujësjellësve veprojnë si pronë private e jo si pasuri shtetërore, duke u lejuar nga qeveria, që të përdorin të ardhurat sipas dëshirës, me vendime me cikël të mbyllur! Shkak është Ligji nr. 10/166, datë 15.10.2009, i cili fut edhe ujin në sektorët me rëndësi të veçantë të ekonomisë dhe nuk konsiderohen pjesë e sektorëve me rëndësi të veçantë ndërmarrjet, shoqëritë tregtare ose pjesë të tyre, që kanë ndërprerë veprimtarinë ekonomike dhe kanë rezultat financiar me humbje për mbi 3 vjet rresht”. Fakti është se ujësjellësit janë me humbje financiare prej 25 vitesh dhe çuditërisht trajtohen sipas këtij ligji! Pra, si duhen klasifikuar ujësjellësit: 

Si shoqëri strategjike, jo strategjike, apo jo-strategjike vendore, gjersa janë në juridiksion të bashkive?! 
Si duhet bërë shpërblimi (pagesa) e Këshillave Mbikëqyrës: Mbi bazën e përqindjes së pagës të Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë Turizmit dhe Sipërmarrjes apo meqenëse aksionet janë transferuar në pushtetin vendor, do të paguhen në përqindje mbi bazën e pagës së Sekretarit të Përgjithshëm të Prefekturës? Pse? Sepse këta drejtues dhe anëtarë të Këshillave Mbikëqyrës, vetë-vendosin pagat në nivel ministri, sekretari të përgjithshëm të ministrisë, në nivel page prefekti, zv/ministri, kryetari këshilli Qarku e deri në nivel page drejtori policie qarku dhe gjenerali! Madje në shumë raste edhe pagat e anëtarëve, caktohen disa herë më të larta se sa janë përcaktuar me vendim qeverie.
Qeveria të bllokojë pavarësinë e pagave të drejtuesve
Për aq kohë sa drejtuesit dhe Këshillat Mbikëqyrës të Ujësjellësve vendosin pagat e njeri-tjetrit aq sa duan ata, pa asnjë kontroll dhe vendim kufizues qeverie, nuk duan t’ia dinë, nëse kanë ose jo ujë qytetarët, rëndësi ka që pagat dhe shpërblimet, dietat dhe pagesat suplementare të tyre, të “burojnë” normalisht. Mendojmë, se ka ardhur koha, që qeveria të ndalet në këtë pavarësi të këtyre ”gropave ët zeza” të korrupsionit, madje edhe duke bërë një “Veting” pasuror për drejtuesit! Nuk është aspak normale, që pagesa e drejtuesve të Këshillave Mbikëqyrës, të kushtëzohet nga paga e Sekretarit të Përgjithshëm të Prefekturës, por nga tregues të tjerë, si numri i punonjësve, xhiroja apo volumi i shitjeve të ujit, të ardhurat, performanca në shërbim etj. Është koha, që pagesa e kryetarit dhe sekretarit të Këshillit Mbikëqyrës të Ujësjellësit, të vendoset për pjesëmarrjen në çdo mbledhje të zhvilluar dhe jo si pagë fikse mujore, njëherazi që këtë drejtues të jeni detyrimisht punonjës të ujësjellësit dhe kështu është vetvetiu i paguar si punonjës! Si mund të jesh edhe drejtues në një shërbim pasuri shtetërore, por ta vendosësh pagën vetë, mbasi dihet që do ta vendosësh në nivel të lartë! Në ujësjellësit, sipas raporti të KLSH, rezulton se pagat e drejtuesve të shoqërive dhe të drejtuesve të Këshillave Mbikëqyrës, janë disa herë më ta larta se pagat e larta të punonjësve të tjerë, aq sa paga mujore më e ulët e një drejtori ujësjellësi qyteti periferik me 10 punonjës gjithsej është afro 100 mijë lekë të reja, ose 10 mijë lekë të reja për çdo punëtor, ndërkohë që paga më ulët e punonjësit është 22 mijë lekë! Madje, ka edhe pensionistë në krye dhe në përbërje të këshillave mbikëqyrës, të cilët janë emëruar anëtarë të bordeve, komisioneve, këshillave dhe që rezultojnë me një moshë të konsiderueshme (70-80 vjeç), gjë që biologjikisht e bën të pamundur përmbushjen e detyrës, por krijon pjesëmarrjen formale të tyre në këtë struktura sa për të marrë pagat. 
Bashkitë marrin 40% fonde nga qeveria, por pagat e tyre i vendosin vetë, pas 30 vitesh mund dhe duhet të krijohet normalitet
Nëse ndërmarrjet e Ujësjellësve nuk administrohen siç duhet nga bashkitë, atëherë ndërhyn Qeveria ose duke e marrë në administrim të përkohshëm, ose i bashkohet një njësie tjetër. Për shembull nëse Ujësjellësin nuk e performon mirë Bashkia e Elbasanit, ai kalon nën administrimin e Durrësit. Bashkitë duhet të marrin përgjegjësitë, jo vetëm për Ujësjellësit, por edhe për të luftuar lidhjet e paligjshme. Qeveria nuk do të ndërhyjë, por nuk mund të tolerojë vendosjen e standardeve. Gjatë raportimit të shifrave, Shqipëria mund të plotësojë nevojat e saj të furnizimit me ujë 50 milionë metra kub më pak se prodhojmë sot. Shifrat e bëra publike nga ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto, i cili ka vënë theksin në reformën e ujit që duhet të nisë sa më parë. Sipas raportit të publikuar, rreth 40 % e humbjeve të ujit vijnë nga keqmenaxhimi, ndërsa furnizimi me ujë në nivel kombëtar është 12.1 orë në ditë. Reforma e re parashikon lidhjen e një kontrate performance mes bashkisë dhe qeverisë për menaxhimin e ndërmarrjes së Ujësjellës Kanalizimeve. Kryetari i bashkisë do të jetë drejtuesi i Asamblesë së Administrimit të Ndërmarrjes dhe do të marrë përgjegjësi për përzgjedhjen e 3 drejtuesve kryesore të ndërmarrjes. Nëse performanca nuk do të jetë e mirë atëherë do i merret administrimi duke ia kaluar ose një bashkie tjetër ose do e marrë nën administrim qeveria. Ndërmarrjet e Ujësjellësit do të kthehen në kompani të bashkive me të cilat bashkitë do të bëjnë para. Pikat kryesore të reformës do të jenë në nivelin qendror, në nivel të ministrisë dhe sekretariatit kombëtar të ujit, në nivel të pushteti vendor por dhe në marrëdhëniet e nivelit qendror dhe ndërmarrjes së kanalizimeve. Do të bëhet në nivel qendror ndryshimi i një raporti të papranueshëm që ne sot kemi brenda sistemit për investimet në furnizimin me ujë dhe në trajtimin me ujë. Është raporti 3 me 1. Në këtë raport do na duhen mbi 30 vite, për të shkuar në normalitet. 
box
VKM e bordeve dhe vetëqeverisjes së ujësjellësve duhet shfuqizuar, vendos paga e shpërblime fiktive, miliarda lekë në muaj
Ekspertet, thonë se VKM-ja e bordeve dhe vetëqeverisjes së ujësjellësve duhet shfuqizuar, mbasi ka bërë miliarda lekë në muaj, paga dhe shpërblime fiktive, për punë që nuk kryhen. E kemi fjalën për VKM nr. 642, datë 11.10.2005 “Për këshillat mbikëqyrës të shoqërive anonime shtetërore” pika 6, përcaktohet se: Anëtarët e këshillit mbikëqyrës përfitojnë shpërblim për pjesëmarrje në këshillat mbikëqyrës si më poshtë vijon: Në shoqëritë anonime shtetërore jo-strategjike vendore, për kryetarin, në masën 30 për qind të pagës mujore të sekretarit të përgjithshëm të prefekturës dhe për anëtarët e tjerë të këshillit mbikëqyrës, 20 për qind të kësaj page. Po kështu, duhet shfuqizuar Udhëzimi nr. 318, datë 08.04.2009 “Për emërimin, funksionimin dhe shpërblimin e Këshillit Mbikëqyrës në Shoqëritë Anonime Shtetërore”, pika 5 ku përcaktohet, se: Me propozim të Ministrit të METE-s (të autorizuarit e tij), këshilli mbikëqyrës, në mbledhjen e tij të parë zgjedh me shumicë votash kryetarin dhe nënkryetarin. Këshilli mbikëqyrës mund të caktojë gjithashtu edhe një sekretar, me një shpërblim mujor deri në 15 000 lekë për shoqëritë strategjike dhe deri 5000 lekë për ato jo-strategjike. Sekretari i këshillit mbikëqyrës do të jetë përfaqësues i shoqërisë apo përfaqësues i Ministrisë së Ekonomisë. VKM nr. 642, datë 11.10.2005 i ndryshuar pika 5.
ABUZIMI/Drejtues dhe anëtarë bordesh
Nuk mund të emërohen anëtarë të këshillave mbikëqyrës punonjës të organeve qendrore a vendore, që kryejnë funksione kontroll-revizioni, punonjës të emëruar në drejtoritë e shoqërive tregtare ose drejtorë të ndërmarrjeve shtetërore të pa transformuar në shoqëri tregtare, si dhe kushdo tjetër, që ka konflikt interesash në kuptim të ligjit nr. 9367, datë 7.4.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” i ndryshuar, neni 29 –Kufizimet për kryetarin e bashkisë, të komunës dhe të këshillit të qarkut,shkronja a) ku përcaktohet se: Kryetarët e bashkive, nuk mund të jenë drejtues ose anëtarë të organeve drejtuese të organizatave fitimprurëse, që ushtrojnë veprimtarinë brenda territorit të juridiksionit të tij. Në Ligjin nr. 8485, datë 12.05.1999 “Kodi Procedurave Administrative”, Neni 37 Rastet e skualifikimit, ku përcaktohet se: Asnjë punonjës i organeve të administratës nuk mund të marrë pjesë në një proces vendimmarrës administrativ apo në një lidhje kontrate ku administrata që ai përfaqëson është palë në rastet kur punonjësi ka ose/dhe dyshohet të ketë kushtet e mëposhtme: a) ka një interes personal direkt apo indirekt në çështjen në fjalë, respektivisht.
FAKTI/ Paga dhe pagesa të larta, në kundërshtim me ligjin
Nga 56 ujësjellës në shkallë vendi, 44 ujësjellës i kanë paguar sekretarët e këshillit mbikëqyrës në masën 5,000 lekë/muaj duke u mbështetur në Udhëzimin nr. 318, datë 08.04.2009 “Për emërimin, funksionimin dhe shpërblimin e Këshillit Mbikëqyrës”. Ndërsa 11 Ujësjellës sha sekretarët e Këshillit Mbikëqyrës i kanë paguar më tepër se masa e caktuar në Udhëzimin e METE nr. 318, date 08.04.2009 “Për emërimin, funksionimin dhe shpërblimin e Këshillit Mbikëqyrës respektivisht: Mirditë 46,000 lekë/muaj, Ura Vajgurore 18,000 lekë/muaj, Ujësjellës sha Elbasan-Qytet 15,000 lekë/muaj, Patos 22.320 lekë/muaj duke e paguar njësoj me anëtarët e këshillit mbikëqyrës, në Ujësjellësit Fshat Korçë, Tepelenë, Pogradec dhe Sarandë nga 12,000 lekë/muaj dhe Elbasan Fshat 6,000/muaj. Kryerja e pagesave të sekretarëve të këshillit mbikëqyrës mbi limitin prej 5,000 lekë/muaj, ka krijuar një dëm ekonomik në vlerën 1,552,070 lekë, vetëm për 3 muaj. Nga 12 shoqëritë e mësipërme pretendohet se pagesën e sekretarit të këshillit mbikëqyrës e kanë vendosur pasi Shoqërinë e kanë konsideruar si shoqëritë strategjike dhe në disa Ujësjellës sha argumentohet pasi me transferimin e aksioneve në pushtetin vendor nuk janë nxjerrë udhëzime për pagesën e sekretarëve të këshillit mbikëqyrës. Në këto kushte janë mbështetur në Statutet Tip të Shoqërive anonime ku përcaktohet se Këshilli mbikëqyrës mund të emërojë një sekretar dhe i cakton atij pagën, por nuk vendos masën e kësaj pagese. 
Drejtuesit zhvatin paga milionëshe, popullit i rritet çmimi i ujit 
Furnizimi me ujë
Konsumator familjar: 48 lekë/m3
Konsumator publik: 130 lekë/m3
Konsumator privat” 130 lekë/m3
Largimi i ujërave të ndotura 
Konsumator familjar: 13 lekë/m3 
Konsumator publik: 22 lekë/m3 
Konsumator privat 22 lekë/m3 
Tarifa fikse për ujë dhe largime uji
Konsumator familjar: 100 lekë/muaj/klient 
Konsumator publik: 200 lekë/muaj/klient 
Konsumator privat: 200 lekë/muaj/klient 
Tregues të sektorit të ujit për vitin 2017 
1. Uji pa të ardhura (humbjet) 70% 
2. niveli i matjes 88.7% 
3. Kohëzgjatja e furnizimi 6 orë/ditë 
4. Eficenca e energjisë 14 kwh/m3 
5. Eficenca e stafit 5.3 p/000/lidhje 
6. Mbulimi me ujë 92 % 
7. Mbulimi me kanalizime 80 % 
8. Norma e arkëtimit 90% 
9. Cilësia e ujit (klor+koliform): Me standarde 
10. Pagesa rregullatore vjetore: 0.6% e të ardhurave të llogaritura
Sigal