Rritje pagash 15-20% edhe për punonjësit e burgjeve, të kufirit, drejtorët e shkollave, pedagogët

745
Arjan ZADRIMA
Ligji 10032, datë 11.12.2008 “Për Policinë e Burgjeve”, përcakton: Trajtimi financiar, të jetë i njëjtë me punonjësit e Policisë së Shtetit
Rritja e pagave duke nisur nga data 1 mars 2017, duket se është bërë fakt edhe për punonjësit e burgjeve. Këshilli i Ministrave, pas mbajtjes në sirtar prej afro 4 muajve, ka miratuar një projekt-vendim të muajit dhjetor 2016, të paraqitur nga Ministria e Drejtësisë, për trajtimin me shtesë pagash edhe për punonjësit e çdo niveli dhe funksioni, që shërbejnë në policinë e burgjeve, duke e cilësuar këtë shërbim, si një sektor tepër të vështirë pune, për shkak të sigurisë së lartë që kërkohet në izolimin dhe kontrollin e kontingjenteve të krimit, të dënuar më vendime të formës së prerë, me paraburgim, trajtime sociale dhe shoqërime në mjediset e institucioneve të hetimit, gjykimit e dhënies së drejtësisë, Kujtojmë, që në muajin dhjetor 2016, kur kryeministri Edi Rama deklaroi rritjen e pagave të punonjësve të policisë (Ministrisë së Brendshme), ushtarakët dhe punonjësit e burgjeve reaguan, duke kërkuar unifikim pagave të tyre me pagat e policisë së shtetit, madje edhe sipas gradave në nivel paralel për drejtues e, oficerë, policë, grupe shoqërimi dhe punonjës të çdo niveli. Tashmë, rritja është një fakt dhe pritet të hyjë në fuqi, që nga data 1 mars, siç u miratua për çdo strukturë tjetër të administratës publike dhe trajtesat me ndihmë ekonomike për familjet pa të ardhura financiare. Rritje duhet të përfshijë edhe rrogat e punonjësve të burgjeve dhe për të mbështetur këtë pretendim ka një fakt të thjeshtë: Në Ligjin 10032, për pagat e policisë së burgjeve, i cili, sipas drejtorisë, nuk zbatohet prej 9 vitesh, Nenin 3, pika 4, përcakton: Policia e Burgjeve duhet të ketë trajtimin financiar të njëjtë me trajtimin që ka Policia e Shtetit”! Shtesa e bërë, shkon deri në vlerën 15 mijë lekë. Sot po publikojmë disa nga funksionet që përfitojnë rritje page në vlerën 15-20% për punonjësit e policisë së krimit, të rendit, të burgjeve, të kufirit, drejtorët e shkollave dhe pedagogët 
Përfitojnë nga pagat e rritura këto funksione në shërbimin e burgjeve
1. Nëninspektor
2. Inspektor
3. Kryeinspektor
4. Punonjësit e rolit të mesëm
5. Nënkomisar
6. Komisar
7. Kryekomisar 
8. Punonjësit e rolit të lartë
9. Punonjës i rolit të mesëm 
10. Drejtues i parë
11. Drejtor i Policisë së Burgjeve
Rritja e pagave për drejtuesit e shkollave dhe mësuesit, pa vjetrësinë 2% të pagës për çdo vit pune
1. Drejtor-shkollë e mesme mbi 700 nxënës: 58300 lekë
2. Drejtor-shkollë e mesme, me 301-700 nxënës: 57750 lekë
3. Drejtor-shkollë e mesme: deri në 300 nxënës: 57200 lekë
4. Drejtor shkolle 9-vjeçare mbi 700 nxënës: 47850 lekë
5. Drejtor shkolle 9-vjeçare me 301-700 nxënës: 47300 lekë
6. Drejtor shkolle 9-vjeçare: deri në 300 nxënës 46750 lekë
7. Mësues shkolla e mesme: 42350 lekë
8. Mësues në Cikli e Lartë: 39050 lekë
9. Mësues në Ciklin e Ulët: 31350 lekë
10. Kujdestar Konvikti: 36850 lekë
11. Edukatore Kopshti: 31350 lekë
Përfitojnë rritje page këto funksione

Policia Kriminale 
c) Inspektor: 
d) Nënkomisar: 
e) Komisar 
f) Kryekomisar 
g) Drejtues 
h) Drejtues i Parë 

Policia e Rendit 
c) Inspektor: 
d) Nënkomisar: 
e) Komisar 
f) Kryekomisar 
g) Drejtues 
h) Drejtues i Parë 
Policia e Kufirit
c) Inspektor: 
d) Nënkomisar: 
e) Komisar 
f) Kryekomisar 
g) Drejtues 
h) Drejtues i Parë 

Rritja e pagave për pedagogët
c) Rektor: Ishte 129 mijë e 500 lekë, bëhet 148 mijë e 925 lekë
d) Zv/rektor (Profesor): Ishte 122 mijë e 400 lekë, bëhet 140 mijë e 750 lekë
e) Zv/rektor (Docent): Ishte 120 mijë e 400 lekë, bëhet 138 mijë e 460 lekë
f) Dekan (Profesor): Ishte 122 mijë e 400 lekë, bëhet bëhet 140 mijë e 076 lekë
g) Dekan (Docent): Ishte 120 mijë e 400 lekë, bëhet 138 mijë e 460 lekë
h) Zv/Dekan (Profesor): Ishte 109 mijë e 150 lekë, bëhet 125 mijë e 522 lekë
i) Zv/dekan (Docent): Ishte 97 mijë lekë, bëhet 111 mijë e 550 lekë
j) Përgjegjës Nj. Bazë (Profesor): Ishte 110 mijë e 500 lekë, bëhet 127 mijë e 075 lekë
k) Përgjegjës Nj. Bazë (Docent): Ishte 97 mijë lekë, bëhet bëhet 111 mijë e 500 lekë
l) Titullar i gr, kërkimor (Profesor): Ishte 110 mijë e 500 lekë, bëhet 127.075 lekë
m) Titullar i Grupit Kërkimor (Docent): Ishte 97 mijë lekë, bëhet 111 mijë e 550 lekë
n) Profesor: Ishte 108 mijë lekë, bëhet 118 mijë e 100 lekë
o) Profesor i Asociuar/ Ishte 94 mijë lekë, bëhet 108 mijë e 110 lekë
p) Docent (doktor): Ishte 85 mijë e 500 lekë, bëhet 98 mijë e 325 lekë
q) Docent (master): Ishte 82 mijë lekë, bëhet 94 mijë e 300 lekë
r) Lektor i parë: Ishte 80 mijë e 600 lekë, bëhet 92 mijë e 960 lekë
s) Lektor (Kërkues): Ishte 65 mijë e 500 lekë, bëhet 75 mijë e 325 lekë