Rritja e varfërisë po shton kriminalitetin në Durrës

511
Sigal

Sezoni i vjeshtës ka hyrë me rritje të madhe të çmimeve të të gjithë artikujve ushqimorë, por edhe të tjerë. Varfëria ka sjellë si rezultat edhe rritjen e listave të borxheve në dyqane e të kriminalitetit. Nuk ka dyqan në Durrës që të mos japë mall veresie, aq sa të tronditur janë të gjithë bizneset, po të mos kishin prapa borxhe të pambledhura nga konsumatorët e të pa dhëna ndaj pikave të shumicës, do të mbyllnin aktivitet e tyre. E gjithë situate e rëndë ekonomike ka sjellë rritjen e numrit të hajdutëve, të grabitësve dhe problem të mëdha familjare. Si asnjëherë më parë, rritja e çmimeve për të gjithë produktet në të gjithë Durrësin, duket se ka shkaktuar “tërmet” të fortë në të gjithë ekonomitë familjare të qytetarëve. Rritja galopante e çmimeve nga dita në ditë, duke nisur që nga artikujt më të domosdoshëm, të përditshëm, deri tek ata më pak të përdorshëm, ka krijuar një shqetësim dhe situatë të pazakontë tek të gjithë konsumatorët, durrsake, pa përjashtim, ku gjithsecili reagon sipas mënyrës së tij duke dënuar ashpër spekulimet që po ndodhin gati ditë për ditë. Rritje në masë të madhe kanë të gjitha produktet e kategorisë fruta-perime e zarzavate, që nga spinaqi, i cili në tregun e përditshëm varijon deri në 200 lekë/kg, duke mos përmendur më pas zarzavatet e stinës dhe fruta perimet, çmimet e të cilave janë as më pak e sa më shumë një  të ndaluara për konsumatorin buxhetor, ndërsa për familjet me pak të ardhura, dhe në papunësi, apo me ndihmë sociale, këto produkte as nuk përmenden fare të blihen nga ana e tyre. Mishi, peshku dhe produkte të tilla mund të shtrohen vetëm për festat në disa familje, pasi çmimet e këtyre produkteve kanë shkuar nga 800 lekë e lart për kilogram.