Rritet rreziku nga mushkonjat, mjekët: Janë përhapur në gjithë zonën bregdetare

505
Me temperaturat e nxehta të kësaj vere shtohet edhe një tjetër rrezik mushkonjat. Një ndër këto mushkonja është ajo e tipit “vekrore”, që transmeton sëmundjen e quajtur “Encefaliti Japonez” . Simptomë e kësaj sëmundje është temperatura e lartë.
Kjo mushkonjë që deri më tani ndodhej vetëm Greqi, tashmë është përqendruar thuajse në të gjithë zonën bregdetare të Shqipërisë.

Lajmi bëhet i ditur nga një grup mjekësh ndërkombëtare që po eksplorojnë llojet e insekteve në vendin tonë.

Mjekja entomologe, Alesandra Çupina shprehet se në Berat janë zbuluar disa lloje insektesh, ku më të përhapurat janë “mushkonja tigër” dhe ajo e zakonshme. Të dyja këto sipas mjekes kanë aftësi të transmetojë sëmundje tek njerëzit.

Ndërsa për zonën e Divjakës problem mbetet prania e shtuar e “harrjeve”, të cilat janë agresive, ndërsa pickimet e tyre shkaktojnë infeksione serioze.
Sigal