Rritet numri i të prekurve nga fruthi në Shqipëri, qytetet më të rrezikuara

670
Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino deklaroi se janë evidentuar 190 raste të fruthit në Shqipëri.
Bino tha se epidemia është importuar nga Kosova, ndërsa një pjesë e mjekëve nuk e njohin.
“Janë evidentuar 190 raste nga shpërthimi epidemik i fruthit. Qytetet e prekura janë Tiranë, Lezha, Elbasani, pak Kukësi dhe Vlora, ku është shënuar një rast i importuar nga Italia. Virusi është importuar edhe këtë radhë nga Kosova.
E gjetëm atë rast, por nuk është kapur, shenjat përkojnë me fruthin, por nuk është kapur nga mjekët, se një pjesë e tyre nuk e njohin. Por rastin e dytë e kapën. Simptomat e fruthit janë; kolla, skuqe e syve dhe rrjedhje e hundëve” u shpreh shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP.
Sigal