Rritet me 10 deri 20 lekë çmimi i bukës në Durrës

615
Sigal

Furrtarët e miellit: U rrit me 10 lekë për kg. Importuesit: Abuzimi nisi nga dogana që prej 4 shtatorit, ku u rritën referencat!

Nga 27 shtatori çmimi i bukës është rritur minimalisht me 10 lekë në 50% të furrave të bukës në të gjithë qytetin e Durrësit, ndërsa ditë pas dite rritja përfshin të gjitha furrat. Lajmi  u bë i ditur për “Telegraf” nga shoqata dhe furrtarët, të cilët miellin e kanë marrë me 10 lekë më shumë për kg, duke ja shtuar këtë vlerë bukës që është hedhur në treg që prej mëngjesit të së enjtes. Prej kësaj jave çmimi i bukës rritet me 10 deri 20 lekë në pjesën më të madhe të furrave të bukës në qytetin bregdetar të Durrësit. Një bukë normale nga 90 lekë shkon në 100 lekë minimalisht dhe 110 lekë maksimalisht, sepse tregtarët e shumicës rritën miellin, për pakicën, duke bërë që kosto të shkojë direkt mbi konsumatorin. “Kjo rritje është tërësisht e paralajmëruar nga tregtarët e mielli,t të cilët këtë javë kanë rritur çmimin e miellit, nga 55 lekë në 65 lekë për kilogram, duke bërë që kostoja e prodhimit të bukës të ketë rritje pas shtrenjtimit të grurit në bursë, por edhe të rritjes së referencës për grurin në mënyrë abuzive nga Dogana shqiptare, me 10 dollarë për ton, gjatë muajit shtator.

Furrtarët

Prodhuesit e bukës shprehen se çmimi i bukës rritet me të njëjtin raport me rritjen e çmimit të miellit. Prodhuesit e bukës deklarojnë se edhe me çmimet aktuale të tregtimit të bukës kostoja është e lartë.   këtë rritje të çmimit të bukës e shikojnë si abuzive, nga qeveria, e cila ka monopolizuar tregun e grurit dhe të miellit që importohet nga pak subjekte në vendin tonë. Duke argumentuar abuzimin që bëhet nga grosistët e grurit dhe të miellit prodhuesit e bukës thonë se rritja e çmimit të miellit në këtë periudhë është argumentuar nga grosistët me rritjen e çmimit në bursë dhe në doganë njëkohësisht, por ajo që vihet re është fakti që shteti nuk ka vënë asnjë mekanizëm në lëvizje për të parandaluar me abuzuesit. Në këtë periudhë kanë përfunduar korrjet e reja, çmimi në bursë i grurit ka shënuar rritje në bursat ndërkombëtare, monedha euro, me të cilën blihet në bursë gruri është në rritje dhe rritja e çmimit të grurit dhe miellit në këtë periudhë nga katër kompanitë që importojnë grurin në vendin tonë, të cilët kanë edhe fabrikat e miellit është bërë nga këto të fundit. Edhe qytetarët e Durrësit kanë shprehur shqetësim teksa në mëngjes janë njohur me rritje prej 10 lekësh të bukës normale në dyqanet dhe furrat afër shtëpive të tyre.

_____________________________________________________________________________________

ABUZIMI NIS NË DOGANË

Importues dhe shpërndarësit e ndryshëm në Portin e Durrësit thanë për “Telegraf”, se rritja e çmimit të bukës ishte paralajmëruar ditë më parë nga këta të fundit, për shkak të abuzimeve që po bën dogana me çmimet e referencave. Dogana ka mbetur pa para dhe për të mbushur deficitin ka rritur me 10% brenda 10 ditësh çmimit e referencës për grurin. Dihet që vendi  ynë është një prej importuesve më të mëdhenj, sepse vetëm një sasi të papërfillshme siguron nga fermerët vendas të prodhimit të grurit dhe pjesën më të madhe e siguron nëpërmjet importit nga vende të ndryshme të botës. Aktualisht Dogana e Durrësit po aplikon çmime të reja reference për një sërë produktesh të importit, ku bie në sy rritja me 10 dollarë për ton e grurit, i cili ka mbërritur nga Rusia dhe Ukraina në masë prej rreth 15 mijë ton gjatë muajit shtator.