Rritet krimi kibernetik – 54 mashtrime kompjuterike, 64 ndërhyrje të paligjshme

584
Vitet e fundit krimi kibernetik ka shënuar një rritje të fortë. Prokuroria e Përgjithshme raporton se vetëm gjatë vitit 2016 ka hetuar 147 raste të kësaj vepre penale, ndërkohë që nj vit më parë numri i rasteve të hetuara ishte 138. Në vitin 2016 janë dënuar 11 persona për këtë vepër penale.
Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike zë edhe peshën më të madhe të rasteve të hetuara. Në vitin 2016 janë konstatuar 64 ndërhyrje të paligjshme. 54 hetime të tjera janë zhvilluar për veprën penale të mashtrimit kompjuterik, shkak për të cilin janë gjykuar dhe janë dënuar 7 persona.
Sipas të dhënave zyrtare 74% e procedimeve për krime kibernetike janë kryer në Tiranë, të ndjekur nga Prokuroritë e Shkodrës e të Vlorës, secila me 6% të totali të rasteve të hetuara.
Prokuroria raporton gjithashtu se 80% e të pandehurve të hetuar për këtë vepër janë me arsim të mesëm. Që të gjithë rezultojnë me banim në qytet, ndërkohë që 95% e tyre rezultojnë të padënuar më parë.
Sigal