Rriten vjedhjet e banesave dhe bizneseve në Shqipëri, shkak bëhen… pushimet

687
Sigal

Në tremujorin e dytë të vitit 2017 është evidentuar rritje e numrit të vjedhjeve të lokaleve të tregtisë dhe të banesave, ndërkohë që ka shënuar ulje vjedhjet përmes shpërdorimit të detyrës.

Të dhënat vijnë përmes Institutit të Statistikave.  Në raportin mbi krimet kundër pasurisë INSTAT bën me dije se numri i veprave penale të evidentuara për vjedhje lokale tregtie, në tremujorin e dytë 2018, është 144, duke shënuar një rritje me 16,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Numri i veprave penale të evidentuara për vjedhje banese, në tremujorin e dytë 2018, është 304, duke shënuar një rritje me 14,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në këtë periudhë janë evidentuar 22 vjedhje duke shpërdoruar detyrën, 7 vjedhje më pak, krahasuar me të njëjtin tremujor të 2017.

Ndërkaq, numri i veprave penale të rënda kundër pasurisë, në këtë tremujor është 23, duke shënuar një rënie me 11 vepra, krahasuar me tremujorin e dytë 2017. Kjo grupvepër përfshin veprat penale vjedhje me dhunë, vjedhje me armë dhe vjedhje me pasojë vdekjen