Rriten kreditë e këqija, shenjë e frikshme për financat

467

Gazeta
Telegraf/

Sigal

 

Për të tretin muaj rradhas, huatë e këqija
janë rritur, duke arritur në nivelin e 21. 4% në muajin gusht. Ndërkohë që në
janar të këtij viti ky tregues ishte 18 .4 %. Per ekspertët shqetësues është
fakti qe po rriten kreditë nën standarde, nje efekt ky i krizës në të cilin
vijon të jetë biznesi, si huatë me performancën më të dobët në sistemin bankar.
Më problematike vërehet kredia në valutë. Nga ana tjetër, nuk po merr ende
zgjidhje trajtimi i 35 kompanive qq kanë 50% të vlerës së kredive të këqija.
Prej kohësh qeveria ka bërë gati një ligj për falimentin, por ai s;ka gjetur
ende miratim në Kuvend. Ky ligj do t’i jepte zgjidhje edhe trajtimit të 35
kreditorëve më problematikë ne sistemin bankar, por paralelisht do të ofronte
për bankat më shumë frymëmarrje për të dhënë kredi të reja. Një vit më parë
numri i kredive me probleme arriti afër 25 %, por një masë për të hequr nga
regjistri kreditë e pakthyera uli artificialisht përqindjen deri në 19%.
Aktualisht Banka dhe qeveria nuk kanë instrument tjetër për të shfryrë
përqindjen e lartë cfarë tregon se ekonomia shqiptare nuk ka frymëmarrje dhe se
buxheti i shtetit, fondi për investimet kanalizohet vetëm në disa duar apo në
disa projekte që nuk kanq impakt publik.