Rripi i sigurimit/ Rregullat e reja gjobisin 740 shoferë

66

Gazeta Telegraf/


Aplikimi i masave të reja ndëshkuese për shoferët
që nuk vendosin rripin e sigurimit ka çuar në 740 shoferë numrin e të gjobiturve gjatë 24 orëve të fundit, me masë administrative për mosvendosje të rripit të sigurimit.

Ndërkohë gjatë ditës së djeshme datë
16.09.2016 janë vendosur gjithsej për shkelje të ndryshme 2.102 masa
administrative.  Janë arrestuar 2 drejtues mjeti  në gjendje të
dehur. Janë pezulluar gjithsej 108 Leje Drejtimi, nga këto 17 për alkool, 80
për shpejtësi dhe 11 për semafor e shkelje të ndryshme.

Janë vendosur 53 masa
për mos vendosje të kaskës mbrojtëse; 44 masa për përdorim të celularit gjatë
drejtimit të automjetit; si dhe 266 masa administrative për shpejtësi. Edhe në
ditët në vijim do vijojë zbatimi i rreptë i Kodit Rrugor jo vetëm për nenin 170
por për të gjitha shkeljet  me qëllimin e vetëm,  rritjen e
parametrave të sigurisë rrugore