Rrëzohet pema shumëvjeçare në kryeqytet, bllokon trafikun

548
Një pemë disavjeçare e pozicionuar në rrugën “3 Dëshmorët” në Yzberisht të Tiranës është rrëzuar pasditen e sotme, duke zënë poshtë saj një automjet dhe duke e dëmtuar atë. Sipas banorëve të zonës, kjo pemë përbënte rrezik, por askush nuk kishte shkuar për ta prerë atë. Si pasojë, në tërë aksin janë shkaktuar radhë kilometrike të makinave që e përdorin atë për të dalë në rrugën e Kavajës. Në vendngjarje kanë shkuar autoritetet që po bëjnë të mundur copëzimin dhe largimin e saj nga rruga.
Sigal