Sigal

Në aksin rrugor Fushë Arrëz – Fushë Dukagjin një masiv i madh shkëmbinj ka rënë në rrugë duke bllokuar kësisoj plotësisht segmentin.

Rrëshqitja ka ardhur nga skarpata e sipërme e rrugës. ARRSH njoftoi se kompania e mirëmbajtjes ka ndërhyrë për të normalizuar situatën dhe se tashmë rruga është zhbllokuar.

Ajo është hapur për të dyja drejtimet e kalimit. Përgjatë segmentit ka pasur vazhdimisht rënie materialesh mbi rrugë.