Rrëzimi i helikopterit në Shkodër, hetohen për neglizhencë tri struktura të FA

485
Pak me shume se dy muaj nga rrezimi i helikopterit te forcave ajrore në liqenin e Shkodres, të tjera detaje dalin në dritë nga hetimet. Ndërsa fjalën e fundit për shkaqet e rënies së helikopterit pak pas mesdites së 6 prillit pritet ta thone autoritetet gjermane ku u dergua kartat e memories së kameras së brendshme të helikopterit, Prokuroria vijon hetimin për të gjitha rrethanat që çuan në aksidentin tragjik ku humbën jetën pilotët Florian Delia dhe Donald Hoxha.
Prokuroria e Shkodrës dyshon se dy pilotet e ndjerë nuk kishin eksperiencën e duhur për të drejtuar një helikopter të llojit EC145, të cilët ishin blerë nga Ministria e Mbrojtjes vetëm pak kohë më parë. Tre helikopterët i janë shtuar flotës sonë ajrore të ushtrisë pasi janë blerë nga e njëjta kompani ku janë blerë dhe helikopterët Cougar. Por, blerja e helikopterëve të llojit EC145 nuk është shoqëruar dhe me një kontratë si ajo për helikopterët Cougar për të cilët është kontraktuar nje pilot francez për një periudhë 3-vjeçare për të asistuar në çdo fluturim të Cougarit.
Për EC145, u pa e udhës që një kontraktim i tillë të mos bëhej. Ky fakt dyshohet se ka sjellë mungesën e trajnimit të vazhdueshem per pilotët e njësisë së Farkës në drejtimin e helikopterëve të llojit EC 145. Sipas burimeve nga Prokuroria, mësohet se për mos ndjekjen e te njejtave standard si ne rastin e helikoptereve Cougar gishti drejtohet nga komanda e repartit dhe veçanërisht komanda e aviacionit. Si pasojë, komanda e aviacionit, zyra e sigurisë ajrore dhe ajo e trajnimeve dhe standardizimeve ne shtabin e Pergjithshem dyshohen se janë pergjegjëse për neglizhencë në kryerjen e detyrës. Neglizhencë që fatkeqësisht i kushtoi tepër shtrenjtë Florian Delisë dhe Donald Hoxhës. /abc news/
Sigal