Rrezikuan të mbyteshin, policia kufitare shpëton dy fëmijë në Vlorë

524
Dy fëmijë kanë arritur ti shpëtojnë mbytjes sot në Vlorë. Ngjarja ndodhi në zonën e Ujit të Ftohtë.
Nga të dhënat paraprake, mësohet se dy fëmijët kanë qenë të moshave 12 vjeç dhe 13 vjeç, ndërsa identiteti i tyre nuk bëhet i ditur.
Kanë qenë dy shokët e fëmijëve ata që lajmëruan policinë, e cila erdhi menjeherë në vendin e ngjarjes dhe arriti të shpëtonte të miturit.
Sigal