Rreziku nga përmbytjet/ Vlora dhe Fieri me të kuqe, ja kur bien prurjet e Vjosës

748
Instituti i Gjeoshkencave, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit për ditën e sotme dhe të nesërme si dhe të përmbytjeve të mundshme.
Nga llogaritjet e fundit hidrologjike të IGJEUM, rezulton se, në mbrëmjen e sotme (e diel, dt.04) do të ulet rreziku nga përmbytja e lumenjve. Parashikohet që prurjet e lumit Vjosa, do të jenë kritike përgjatë ditës së sotme dhe do të kthehet brenda shtratit natyral vetëm në ditën e nesërme (e hënë, dt.05).
Në qarqet Fier dhe Vlore është vendosur ngjyra e kuqe, si niveli i lartë i rrezikut për efekt të përmbytjeve dhe jo të reshjeve. Për këtë arsye është vendosur shenja përkatëse në tabelë .

Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve të ardhshme dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e përmbytjeve.

PARASHIKIMI METEO:
RESHJET
Sot pasdite (e diel, dt.04) priten reshje, por lokale dhe të dobëta, ndërsa nesër (e hënë, dt.05) nuk priten reshje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Reshjet do të jenë në formën e dëborës 500 metra mbi nivelin e detit, ndërsa në Veri-Lindje në zona të kufizuara edhe më poshtë se ky nivel. (shënim: në rastin e reshjeve të dëborës, 1 mm reshje = 1 cm dëborë e re)

TEMPERATURAT
Nesër (e hënë, dt.05) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 3/13
në vendet e ulëta: 2/13
në vendet malore: -6/7 °C.
ERA: Sot (e diel, dt.04) dhe nesër (e hënë, dt.05) pritet të fryjë e dobët, ndërsa në bregdet deri mesatare.
Sigal

IGJEUM parashikimi (1)

IGJEUM parashikimi (2)

IGJEUM 3