Rreziku i mbylljes së TVSH-së në fillimverën e këtij viti

564
Sigal

Raporti i KLSH-së: Televizioni publik, asnjë masë për fikjen e transmetimeve analoge dhe kalimin në ato dixhitale

Kontrolli i Lartë i Shtetit në raportin e auditimit për “Performancën e Radiotelevizionit shqiptar” akuzon drejtorinë e këtij institucioni se nuk po bën asgjë për të kaluar në transmetimet dixhitale, ndërkohë që vendi gjendet katër muaj e gjysmë larg mbylljes së transmetimeve analoge. “Kalimi nga transmetimi analog në atë dixhital është i koordinuar nga Bashkimi Ndërkombëtar i Telekomunikacioneve (ITU) dhe për Shqipërinë afati i përmbylljes së këtij procesi është më datë 17 Qershor 2015. Drejtoria Teknike e RTSH-së, prej di sa kohësh po punon për aspektet teknike të kësaj risie teknologjike, por nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme është vënë re mungesë vizioni, bashkërendimi dhe gjithpërfshirjeje. RTSH, aktualisht, gjendet e papërgatitur nga ana menaxheriale dhe organizative. Përmbushja e këtij detyrimi brenda afateve kohore, sipas strategjisë së kalimit në transmetimet numerike dhe kërkesave ligjore, është pothuajse e

pamundur, gjë që do të prekë drejtpërdrejt (mungesë sinjali dhe cilësi shërbimi) publikun

shqiptar, si kontribuuesi kryesor financiar i RTSH-së” thuhet në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Duke qenë se afati final i mbylljes së transmetimeve analoge dhe kalimit në transmetimin dixhital (17 qershori) do dhe pak muaj të plotësohet, përkatësisht rreth 4 muaj, koha është shumë e shkurtër për të shmangur fikjen e televizioneve me transmetime në sistemet analoge, pra, edhe vetë TVSH-në.

“Drejtoria Teknike e RTSH-së, prej disa kohësh po punon për aspektet teknike të kësaj risie teknologjike por nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme është vënë re mungesë vizioni, bashkërendimi dhe gjithpërfshirjeje. RTSH aktualisht gjendet e papërgatitur nga ana menaxheriale dhe organizative. Përmbushja e këtij detyrimi brenda afateve kohore, sipas strategjisë së kalimit në transmetimet numerike dhe kërkesave ligjore, është pothuajse e pamundur, gjë që do të prekë drejtpërdrejt (mungesë sinjali dhe cilësi shërbimi) publikun shqiptar si kontribuuesi kryesor financiar i RTSH-së”, thuhet në raportin e KLSH-së.

Sipas audituesve të KLSH-së, reformimi rrënjësor i institucionit dhe implementimi i një modeli të ri biznesi duhet të ecë krahas kalimit në transmetimet numerike. Por, këto nuk mund të realizohen as në 3-4 muaj dhe as në 1 vit, pasi nisur nga eksperienca botërore për këtë nevojitet një periudhë 2-3 vjeçare. Mbështetur në këtë përvojë, RTSH

është e vonuar dhe projekti është i rrezikuar për faktorë të brendshëm dhe të jashtëm. TVSH është institucioni që do të udhëhiqte transferimin në teknologjinë dixhitale, si për veten, ashtu dhe për televizionet e tjera vendore, porse akoma s’ka filluar të instalojnë transmetuesit dixhitalë, kjo edhe për shkak se fituesi i tenderit (kompania gjermane Rohde & Schwartz) për blerjen e tyre, ka qenë në proces gjyqësor me shtetin shqiptar. Megjithatë, KLSH mendon se nuk është kjo e vetmja arsye, pasi drejtuesit aktualë të RTSH-së nuk kanë punuar për t’u përgatitur për ndryshimet.

“Për sa kohë drejtuesit e RTSH paguhen, janë në detyrë dhe i njohin vetes autoritetin për të ushtruar vendimmarrje në menaxhimin e financave, burimeve njerëzore, teknologjisë, administratës, ata kanë të gjithë autoritetin ligjor edhe për të ushtruar vendimmarrje në drejtim të përgatitjes së dokumenteve të nevojshëm strategjikë, duke mundësuar që çdo reformë të ideohet dhe eventualisht të kryhet pa akumuluar problematika më të rënda”, thonë audituesit e KLSH-së në raport. Sipas audituesve, Drejtoria e Përgjithshme e RTSH-së nuk ka planifikime buxhetore apo analiza financiare për përgatitjen e mjedisit të nevojshëm për Projektin e Kalimit në Transmetimet Numerike dhe asnjë plan marketingu për mënyrën se si teknologjia dixhitale do të përdoret për gjenerimin e të ardhurave (aq të nevojshme për shlyerjen dhe garantimin e kredisë) përgjatë 8 viteve të ardhshme. Sipas KLSH-së “përmbushja e detyrimeve të tilla kërkon kohë, burime, reforma, koordinim me

shumë palë të përfshira dhe mirë-menaxhim të shumë hallkave organizative. Bazuar në

eksperiencat europiane (të gjitha mediat europiane e kanë mbyllur projektin e dixhitalizimit) dhe ato botërore, mendojmë se RTSH e ka lënë situatën të rrjedhë drejt limiteve, duke qenë larg një medie prestigjioze që premton të ardhme. Drejtoria e Përgjithshme e RTSH-së nuk ka bërë planifikim konkret dhe të plotë për kanalet,

platformën programore, përmbajtjen dhe programet specifike që do të transmetohen, në

përputhje me Strategjinë e Kalimit në Transmetimet Nume rike dhe planin për rritjen e

audiencës”. Për mbylljen e suksesshme të kalimit në transmetime numerike dhe garantimin e së ardhmes së transmetuesit publik në Shqipëri, audituesit i kërkojnë, RTSH-së një reformë të thellë shumëdimensionale si dhe një platformë gjithëpërfshirëse që të forcojë statusin publik. “Do të nevojitej reformë strategjike për pavarësinë editoriale dhe menaxheriale; reformë legjislative për liberalizimin e aktiviteteve të RTSH-së; reformë administrativo-organizative që ndihmon në ndarjen e punës dhe shkurton hallkat administrative; reformë e burimeve njerëzore; reformë logjistike; reformë teknologjike, reformë programore dhe reformë e imazhit institucional. Këto reforma kërkojnë

konsensus politik mbarëkombëtar dhe janë esenciale për të garantuar menaxhimin dhe

funksionimin e projektit të dixhitalizimit. Pa këto reforma, investimet e mëtejshme në RTSH do ishin jo ekonomike dhe do përfundonin pa një logjikë kosto- përfitim”, thuhet në raportin e KLSH-së.

Ngërçi i tenderit

Vendi ynë filloi planet për kalim te transmetimet dixhitale në vitin 2012, kur u vendos afati final për fikjen e analogut në Shqipëri për në qershor 2015. Në mars 2013, qeveria shqiptare shpalli tenderin për një kontratë 23 milionë euroshe për ndërtimin e infrastrukturës së transmetimeve dixhitale. Tenderi hyri në ngërç kur Genc Pollo, Ministër i Inovacionit në atë kohë, vendosi të anulojë garën, pasi ajo qe kryer. Njëra prej kompanive u ankua në gjykatë dhe gjykata e Tiranës në dhjetor 2013 e shpalli kompaninë fituese. Në nëntor 2014, ministrja e Inovacionit Milena Harito ka deklaruar në një nga mediat vizive se qeveria është tërhequr nga procesi i apelimit të vendimit për të mos humbur më kohë duke e shpallur efektivisht kompaninë Rohde & Schwarz fituese të tenderit, porse deklaroi se qeveria qe ulur në bisedime me kompaninë, pasi nuk disponon të gjithë shumën e parave për të paguar tenderin.