Rrezik nga thatësira, bllokohet kanali vaditës në 4 fshatra

477
Rreth 120 hektarë tokë bujqësore në njësinë administrative Bicaj të Kukësit, këtë verë rrezikohen nga thatësira. Kanali kryesor vaditës i fshatit Bushat, me një gjatësi rreth 5 km është jashtë funsionit.
Si pasojë e rrëshqitjeve të dherave, kanali në disa pjesë është i bllokuar, ndërkohë që për shkak edhe të amortizimit ka çarje të bazamentit. 
Ndonëse nga Bordi i Kullimit Kukës, gjatë vitit të kaluar është bërë një investim në këtë sistem vaditës, kryetari i fshatit Kadri Gjana thotë se në këtë kanal që vadit tokat e katër fshatrave duhet rikonstruksion i plotë.
“Pse kjo thatësirë për Bushatin? Sepse nuk kemi gjë në terezi që të futet uji në kanal. Shpresojmë që Bashkia dhe Bordi i Kullimit të na ndihmojnë që të fusim ujin këtë vit në kanalin e Bushatit”, ka deklaruar Gjana. 
Sipas një projekti të hartuar nga Bordi i Kullimit, për rikonstruksionin e këtij kanali nevojiten 15 milonë lekë të reja.
Sigal