Rrezik nga epidemia e fruthit

795
Shqipëria rrezikohet nga epidemia e fruthit qe ka shpërthyer ne vende te ndryshme te Europes. Shkak i rikthimit te kësaj sëmundje është mosberja e vaksinës tek fëmijët e moshës 1 vjeç, pas teorive te ngritura se ajo shkakton autizem.
Sipas statistikave te Institutit te Shëndetit Publik, rreth 1 mije fëmijë ne vendin tone te moshës mbi 1 vjeç, nuk e kane bere vaksinën e fruthit. Ky është grupi i pare me i rrezikuar nga kjo sëmundje vdekjeprurëse, prej te cilës mund te preken edhe te tjerë.
Specialistet e Shëndetit Publik sqarojnë se një i prekur me fruth, mund te infektoje 12 persona te tjerë.
Autoritete shëndetësore urdhërojnë prindërit te vaksinojnë fëmijët, ndërsa shkollat publike dhe private mos pranojnë nxënës te pavaksinuar.
Sipas kalendarit, vaksina e fruthit behet dy here ne jete, ne moshën 1 dhe 5-vjeçare. Te gjithë ata qe nuk e kane bere ose kane marre vetëm një doze, t’i drejtohen qendrave shëndetësore për te kryer injeksionin.
Fruthi nis me shenjat e një gripi te zakonshme, me skuqje te syve dhe temperature shume te larte. Me pas sëmundja shfaq puçrra ne te gjithë trupin, shkakton komplikacione te renda te mushkërive, te trurit deri ne humbje jete.
Vetëm ditët e fundit nga fruthi humben jetën ne Rumani 17 fëmijë, ndërsa epidemia ka përfshirë Austrinë, Gjermaninë, Belgjikën dhe tashme ka mbërritur edhe ne shtetin fqinj në Itali.
Sigal