Rrezik në Berat! Janë përhapur cianuret, askush nuk merr masa

637
Sigal

Flet specialisti i Kimisë, Servet Laze: “Mbetjet po depozitohen në lumë. Në zonat e industrisë kimike janë ndërtuar banesa”

I gjithë Qarku i Beratit është në rrezik. Shkak për këtë janë cianuret e përdorura dikur, por edhe ato që përdoren tani në Poliçan, të cilat depozitohen të gjitha në lumë. Situata duket alarmante, por askush nuk shqetësohet dhe nuk merr asnjë masë, pasi duket qartë që edhe qytetarët nuk janë të informuar.

Gjendja

Sistemi komunist ndër të tjera ndërtoi edhe Industrinë Kimike, e cila cilësohej si një nga më të rrezikshmet në atë kohë. Por me shkatërrimin e sistemit, industria kimike që kishte marrë një zhvillim të madhe në Kombinatin Ushtarak të Poliçanit dhe në Uzinën e Riparimit të Avionëve në Kuçovë po shkatërrohej. Kjo industri në përbërje të saj kishte lëndë kimike shumë të rrezikshme si cianuret, acidet e ndryshme dhe përbërje të tjera kimikë. Një pjesë e kësaj lënde vdekjeprurëse ishte e strehuar nëpër magazina hermetike, ndërsa një pjesë e tyre ishin nëpër reparte, ku punohej. Me shkatërrimin e industrisë ushtarake mbeten nëpër pika edhe lëndët kimike. Edhe pse një pjesë e tyre u groposë apo u kryen veprime të tjera për eliminimin e tyre, mbeti sërish një pjesë tjetër nëpër uzina apo magazina, të cilat me kalimin e kohës filluan të shpërbëheshin nga lagështia dhe nga shirat një pjesë e saj përfundoi nëpër përrenjtë të zonave fshatare. Problemi qëndron se në afërsi të ish-uzinave apo kombinateve janë ndërtuar banesa, janë mbjellë bimë bujqësore, të cilat rrezikohen seriozisht nga cianuret. Sipas specialistëve ushtarakë, bëhet e ditur se, lëndët kimike kanë veti vdekjeprurëse deri në 5 kilometër. Por është për t’u theksuar, -tha kimisti, ish-ushtarak, Servet Laze, -se edhe në atë kohë kur shteti i diktaturës kryente punimet në reparte merreshin masa shumë të forta, ku kryheshin shkarkimet e lëndëve kimikë në kanale apo lumenj. Atëherë mbetjet kimike shoqëroheshin nga specialistë. Ata matnin në gjatësi shkarkimet dhe gradacionin përkatës që ishte në degradim ose shpërbërje, e cila më pas nuk krijonte rrezikshmëri për jetën e banorëve të zonave. Madje, sipas specialistit, vendi ku kryej shkarkimi i lëndëve kimike ruhej me roje ushtarake, për të shmangur rrezikun, ndërsa sot jemi përball një situate të rrezikshme, pasi natyrshëm ngrihet pyetja se ku përfundoi kjo sasi e madhe e lëndëve kimikë? Madje në Poliçan ende kryen punime dhe shkarkimet e cianurëve, përfundojnë në shtratin e lumit Osum. Ku një pjesë e madhe e njerëzve në stinën e verës lahen. Një pjesë tjetër e përdorin ujin për vaditje, ndërsa një pjesë tjetër u japin ujë të pijshëm bagëtive në lumë. Sipas specialistit, ushtarak Servet Laze bëhet e ditur që nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes dhe laboratorëve kimikë duhet të ngrihet një grup kontrolli më specialistë të kësaj sferë që të bëjnë bilancin real se sa është zona e prekur nga këto lëndë kimike dhe pasojat që sjellin ato.