Rreth 700.000 vezë të infektuara të importuara nga Britania e Madhe

522
Rreth 700.000 vezë të infektuara nga përdorimi abuziv i insekticidit fipronilit në fazën e rritjes së pulave për vezë janë importuar në Britaninë e Madhe, njoftoi sot Autoriteti britanik për sigurinë ushqimore.
“Është e mundur që numri i vezëve që janë futur në Britaninë e Madhe është rreth 700.000 dhe se sasia e 21.000 kokrrave ishte importuar më parë”, njoftoi Autoriteti në web-in e tij.
“Kjo sasi përbën 0,007 për qind e vezëve të konsumuara çdo vit në vend”, shtoi ai.
Kjo sasi vezësh nuk është shitur direkt tek konsumatori, por është përdorur në prodhimin e produkteve ushqimore, kryesisht si shoqëruese në sanduiçe dhe disa produkte të tjera të ngrira si sallata.
Sigal